Futboll Premier League Sport

MOURINHO PRANË SHKARKIMIT/ Trajneri i njohur ITALIAN një hap larg Man United

Antonio Conte është bërë njëri nga favoritët për ta zëvendësuar Jose Mourinhons si menaxher në Manchester United. Ish trajneri i Chelsea, i cili u shkarkua këtë verë për ti lënë vend Maurizio Sarrit, mund të vazhdojë prapë karrierën në Premier ligë

Fillimi i dobët i Manchester United është dominuar me tensione për Mourinhon, sidomos pas përleshjeve të tij me Paul Pogban. Sipas raporteve të fundit në Angli, hierarkia e klubit mund ta shkarkoi Moun përndryshe mund të rrezikojnë ta humbin francezin.

Zinedine Zidane mbetet favorit për ta zëvendësuar atë në Old Trafford, por bastoret mendojnë se Conte i ka mundësitë më të mëdha që ta merr Manchesterin.

Ish trajneri i Juventusit ka punuar shumë mirë me Pogban në Torino nga viti 2012-14. Ai pastaj fitoi Premier Ligën dhe FA Cup për dy vite me Chelsea, gjatë të cilit ai ka pasur përplasje me Mourinhon vazhdimisht nëpër media.

Related posts

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT”/ Pika e fortë e Spinacolës, ja çfarë humb Italia pa të

Delo.autor

ITALIA NË ALARM/ Dëmtohen 3 futbollistë të rëndësishëm, Mancini gjen zëvendësuesit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi rikthehet tek Inter, klubi dorëzohet para sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment