Futboll Seria A Sport

KËRKON KUALIFIKIMIN NE CHAMPIONS/ Monchi: Nuk do të ketë transferime të mëdha për Romën

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se klubi romak nuk do të bëjë transferime të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Roma po lufton që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në vitin e ardhshëm.

“Të gjithë presin që ne të transferojmë tre ose katër lojtarë, por sipas meje nuk duhet të ndryshosh shumë skuadrën në këtë afat kalimtar, bën vetëm ndryshime të vogla”, ka thënë Monchi.

“Nëse duhet të bësh shumë transferime, atëherë kjo i bie që ke bërë gabime gjatë verës”.

Roma aktualisht është në pozitën e gjashtë në tabelë me 30 pikë, një më pak se Milani.

Related posts

DALIN DETAJE/ Vinicius: Në Real Madrid apo në kombëtare, dua të luaj me Neymar (FOTO)

Delo.autor

“PLESHTI” ËSHTË JASHTË GARËS PËR “TOPIN E ARTË”/ Ronaldo ka një shans të madh, ja si mund ta fitojë

Delo.autor

I PADËSHIRUAR NGA GUARDIOLA/ Arsenali i ofron lojtarit të Mançester Sitit pagën e çmendur

F.autor

Leave a Comment