Futboll Seria A Sport

MOXHI elozhe IGLI TARES/ Punon në hije, krijon ekipe të shkëlqyera, është më I MIRI NË ITALI

Shqipëria, periudha e kaluar te Partizani, është një prej pikave më të ulëta për Luçiano Moxhin. Në një intervistë të gjatë për Xhankarlo Doton në “Corriere dello Sport”. Gjithçka e parë me sytë e “Big Luçianos”, që ndihet ende një viktimë e “Calciopolit” dhe një zbulues talentesh. Rreth kësaj të fundit, në evidentimin e lojtarëve, Moxhi nuk i kursen elozhet për Igli Taren, drejtorin sportiv të Lacios.

“Igli Tare po bën hapa gjigandë. Punon në hije, i heshtur, por krijon gjithmonë skuadra të shkëlqyera”, tha ish-drejtuesi i Juventusit.

Edhe pse Luçiano Moxhi nuk është më aktiv në futbollin e luajtur në Itali, ai mbetet një prej personazheve më të rëndësishëm mediatikë, për analizimin e skuadrave. Për këtë vlerësimet janë të rëndësishme, me Igli Taren, i cili bën të mundur që Lacio të ketë një skuadër konkurruese në Serinë A, me buxhet disa herë më të ulët se klubet e tjera.

 

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Anglia i shkakton “TËRMET” 5 ballë Panamasë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Atalanta-Villarreal: Shtyhet sfida për nesër, shkaku i borës së madhe

Delo.autor

UNION TREMB DORTMUND/ Reus e kualifikon në të 120-ën

Isa.Autor

Leave a Comment