Futboll Sport

MUNDI KUKËSIN/ Daja: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, na duhet edhe një sulmues

Fitorja në Vlorë me Kukësin konfirmon Flamurtarin si një nga rivalet kryesore në luftën për titullin kampion. Vlonjatët tashmë kanë 4 pikë dhe për më tepër tregojnë një nivel loje të kënaqshëm. Pas ndeshjes, tekniku vlonjat Ilir Daja ka thënë se skuadra e tij e kishte vlerësuar maksimalisht këtë sfidë pasi ishte prezantimi me tifozët.

“E kishim vlerësuar shumë kundërshtarin, pasi ishte ishte prezantimi i këtij edicioni përballë tifozëve tonë. Natyrshëm kishim menduar që të ishin të kujdesshëm, pasi kundërshtari dispononte elementë të rrezikshëm në sulm. Për mënyrën se si zhbllokuam rezultatin nuk jam shumë dakord, por rëndësi ka fitorja.”, deklaroi tekniku i Flamurtarit.

Por edhe pse ka katër pikë në dy ndeshjet e para, Ilir Daja ka bërë apel për qetësi, pasi kampionati është i gjatë.

“Ajo që do të thoja është se në të gjitha repartet në këtë ndeshje ne patëm më shumë garanci, por do duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi është vetëm ndeshja e dytë. Do duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet edhe në të ardhmen”, tha trajneri i Flamurtarit.

Në fund të intervistës, Daja ka folur edhe për merkaton, duke konfirmuar tratativat me Kaleb Ekuban.

“Jam në dijeni të tratativave me Ekuban. Por edhe nëse nuk arrihet akordi unë besoj se do të na duhet edhe një tjetër sulmues. Kampionati është i gjatë do të na nevojitet një tjetër sulmues.”, u shpreh Ilir Daja.

Related posts

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

NGA DONNARUMMA TEK MESSI/ Ja kur pritet të prezantojë PSG 5 blerjet e mëdha në “Parc des Princes”…

Delo.autor

E FUNDIT/ Trajneri Zidane merr lajmin e keq, titullari humbet pjesën e mbetur të sezonit. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment