Futboll Ndeshjet Live Seria A Sport

U PROJEKTUAN PËR TITULL/ Interi bën “vetëvrasje” kundër Torinos (VIDEO)

Inter ka kaluar nga shiu në breshër! Humbja në javën e parë ndaj Sassuolo është pasuar nga barazimin 2-2 në “San Siro” kundër Torino, por çka i rëndon më shumë zikaltërit, që e nisën sezonin si pretendentë për titull, është se hodhën poshtë dy gola avantazh.

Inter e gjeti golin e parë, pas vetëm pesë minutash lojë, kur pas krosimit të Mauro Icardi, Ivan Perisic tundi rrjetën me një goditje të saktë me të djathtën nga brenda zonës.

Pas gjysmë ore lojë, zikaltërit realizuan golin e dytë me Stefan De Vrij, pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Matteo Politano.

Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Torino hyri në lojë, duke ngushtuar diferencën me golin e Andrea Belotti. Qendërsulmuesi përfitoi nga pasimi i Iago Falque dhe gabimi në dalje i Samir Handanovic, duke tundur rrjetën.

Ky ishte goli i tretë për Belotti në tetë ndeshje kundër Inter, por për herë të pestë në historinë e klubit, pak më vonë erdhi edhe goli i dytë i Torinos, me autor Soualiho Meite.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në mbrëmje, për javën e dytë të Serie A, Genoa, Fiorentina dhe Udinese shfrytëzon faktorin fushë duke fituar përkatësisht ndaj Empoli, Chievo dhe Sampdoria.

Në barazim pa gola u mbyll Frosinone-Bologna, kurse Sassuolo, edhe pse kishte mbetur me dhjetë futbollistë, arriti të barazojë 2-2 në Cagliari.

Related posts

TRONDITJE NË MADRID/ Ramos mendon largimin nga Real

Isa.Autor

Didier Deschamps në deklaratën e fundit: Ja ku frikësohem nga Kroacia…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Klubi italian kalon në pronësi të amerikanëve për 100 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment