Futboll La Liga Sport

TALENTI BRAZILIAN/ Vinicius si RONALDO: Debuton në shtëpi, por dyshimet shtohen

Në fund, debutimi ka ardhur. Jo në “Santiago Bernabeu”, por një një stadium me një emër po aq të rëndësishëm. Vinicus Junior e ka luajtur ndeshjen e tij të parë zyrtare në Spanjë, në “Alfredo di Stefano”. Dhe jo me fanellën e ekipit të parë të Real Madrid, por me atë të Castilla-s, ekipit të dytë. Lopetegui e ka thënë, kur nuk do të grumbullohet me ekipin e parë do të luajë me të dytin.

Kështu, tifozët e Real dhe shumë kuriozë të tjerë kanë ndjekur me vëmendje një ndeshje, atë të skuadrës së dytë të Las Palmas, që nuk do të kishte qenë aq interesante pa brazilianin në fushën e lojës. Rezultati? Sjell në mendje atë të një tjetër debutimi në shtëpi të shumë pritur: CR7 në Torino.

Pikërisht si Juventus, Castilla ka fituar dy me zero, por Vinicius nuk ka shënuar. Përkundrazi, nga sa ka shkuar “As”, nuk ka shkëlqyer. Skuadra B e “merengues” e ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë, por braziliani nuk ka patur shumë raste për të treguar talentin e tij. Përshtatja me Segunda Division nuk ka qenë edhe aq e lehtë për ish-yllin e Flamengo-s, i cili ka luajtur në kampionatin Brasileirao dhe Kupën Libertadores. Në fund, trajneri i Castilla-s, Santiago Solari, e ka zëvendësuar në minutën e 73-të.

45 milionë eurot e investuara për një 18-vjeçar ka qenë një lëvizje që nuk është pëlqyer nga të gjithë në Madrid. Të shpenzosh kaq shumë dhe më pas ta dërgosh të luajë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll nuk ka bindur shumë veta. Pas debutimi, ku nuk ka shkëlqyer dhe nuk ka bërë diferencën në një kampionat që nuk është i një niveli të lartë, dyshimet rreth tij do të rriten.

 

Related posts

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Penallti për Interin, shikoni çfarë bën Lukaku në finale (GOLI)

Delo.autor

HUMBJA E PSG-SË NDAJ LILLE/ Kapiteni Marquinhos: Duhet ta marrim në dorë situatën, mjaft me justifikime

Delo.autor

“MË QUAJTËN NAZISTË PREJ SYVE”/ Surprizon mesfushori Kroos: Duam Europianin, e kritikova Ozil për…

Delo.autor

Leave a Comment