Futboll Sport

Mungesa të rëndësishme/ Skocia publikon listën për sfidën kundër Shqipërisë

Skocia ka bërë publike listën për përballjen e 10 shtatorit ndaj Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Emri i vetëm i ri i përfshirë nga trajneri Aleks MekLish është ai i mbrojtësit 21-vjeçar Xhon Sutar, i cili luan te Harts dhe pritet të debutojë me kombëtaren e tij.

Në përballjen ndaj kuqezinjve do të mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Sondras i Uest Hemit, Mek Artur i Kristal Palas dhe Riçi i Njukastëll. Teksa bie në sy prania e shumë futbollistëve të cilët luajnë në kampionatin anglez dhe janë titullar në klubet e tyre.

Sfida e parë e Ligës së Kombeve, do të zhvillohet në Skoci në 10 shtator, ndërsa në 17 nëntor do të zhvillohet përballje e kthimit në Shqipëri.

Portierë: Xhordan Arçer (Milluoll), Kreig Gordon (Sëlltik), Alan MekGregor (Rejnxhërs)

Mbrojtës: Xhek Hendri (Sëlltik), Çarli Mullgrju (Bllekbërn), Stefen O’Donell (Kilmarnok), Endi Robertson (Liverpul), Graem Shini (Aberdin), Xhohn Soutar (Hart of Midlothian), Kiran Tierni (Sëlltik).

Mesfushorë: Stjuart Armstrong (Sauthempton), Tom Keirni (Fullhem), Xhejms Forrest (Sëlltik), Rajan Freizër (Bornmuth), Kevin MekDonald (Fullhem), Xhon MekGin (Aston Vila), Kallum MekGregor (Sëlltik), Skot MekTominei (Mançester Junajtid), Kalum Paterson (Kardif).

Sulmues: Lei Grifiths (Sëlltik), Oli MekBërni (Suonsi), Met Filips (Uest Bromuiç), Xhoni Rasell (Sporting Kansas Siti)

Related posts

FERMË 16 HEKTARËSHE/ Mike Tyson bëhet milioner duke kultivuar marijuanë (FOTO)

Delo.autor

VENDIMI EKSTREM PËR INCIDENTIN/ Ja çfarë rrezikon Partizani nga Disiplina për dhunën ndaj fotografit

Delo.autor

Turpërohet në ‘Stamford Bridge’ nga Bournemouth, Conte: Po bëj punë të shkëlqyeshme

Q.Autor

Leave a Comment