Sport Tennis

Nadal në finalen e Torontos, kërkon suksesin e radhës ndaj surprizës greke

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është kualifikuar për në finalen e turneut Masters të Torontos, ku do të përballet me rivalin grek Stefanos Tsitsipas. Ky është turneu i parë “big” në fushat me çement pas grand slemit të Wimbledon, ku Nadal do të kërkojë triumfin e radhës ndaj një rivali surprizë, por që deri më tani ka bërë një paraqitje të mirë. Tstsipas ka eliminuar serbin Novak Djokovic në çerekfinale, por ende nuk ka përvojën e Nadal, që shihet si favorit.

Në gjysmëfinale, Nadal mundi rivalin rus Karen Khachanov me rezultatin 2-0 (7-6, 6-4), një ndeshje ku numri 1 në botë vuajti disi për të fituar. Në setin e partë gjithçka u vendos në “tie break” e më pas spanjolli e pati më të lehtë për të të fituar dhe kualifikuar për në finalen e radhës, e 49-ta për të në turnetë Masters, ku kërkon suksesin e 33-të, një rekord.

Në gjysmëfinalen tjetër, tenisti grek mundi me vështirësi 2-1 afrikano-jugorin Kevin Anderson me shifrat 2-1 (6-7, 6-4, 7-6). Një fitore me përmbysje e Tsitsipas, numri 27 në botë, që deri një vit më parë nuk kishte fituar asnjë ndeshje me profesionistët ndërsa tani shkon në finalen e parë të karrierës.

Related posts

PLAS TE MILANI/ Harmonia dhe uniteti u shkatërruan, ja skenari që pritet në fund të sezonit

Delo.autor

MBI FINALEN CHAMPIONS TË MANCHESTER CITY-T/ Estiarte: Ky sezon ka qenë kryevepra e Guardiola-s

Delo.autor

RIKUPERIM NË KOHË REKORD/ U dëmtua me Kombëtaren, mbrojtësi i surprizon të gjithë. Ja kur pritet të luajë…

Delo.autor

Leave a Comment