Futboll Sport

BREGU SHKËLQEN ME DINAMON/ Zgjidhet lojtari më i mirë i Superiores

Dejvi Bregu ka qenë padyshim protagonisti i madh i Dinamos këtë sezon. Fantazisti i bluve është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit sipas “SofaScore”, duke e mbyllur edicionin me notën e përgjithshme 7.57, më të lartën mes të gjithë futbollistëve të Superiores.

Pas rikthimit në futbollin shqiptar, Bregu mori menjëherë rolin e liderit te Dinamo, duke udhëhequr skuadrën me paraqitje të nivelit të lartë gjatë gjithë sezonit. Ai arriti të realizojë 10 gola dhe të dhurojë 9 asistime, duke qenë lojtari më vendimtar në repartin ofensiv të ekipit kryeqytetas.

Përtej golave dhe asistimeve, 30-vjeçari spikati edhe në ndërtimin e lojës. Me mesatarisht 2 pasime kyçe për ndeshje dhe 82% saktësi në pasime, Bregu ishte motori kreativ i Dinamos, ndërsa ndikimi i tij u reflektua vazhdimisht në rezultatet e skuadrës.

Sezoni i shkëlqyer i numrit 11 u konfirmua edhe nga vlerësimet individuale, ku “SofaScore” e renditi në krye të kampionatit me notën 7.57, një tregues i qartë i nivelit të lartë që ai shfaqi gjatë gjithë edicionit. Me Dinamon që siguroi pjesëmarrjen në Europë, Bregu pritet të jetë edhe një nga armët kryesore të bluve në sezonin e ardhshëm.

Related posts

VIJON TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ Modelja shoqëron futbollistin në stërvitje. Kushtet që çifti i ka vendosur

Delo.autor

LARGIMI NGA TIRANA/ Sulmuesi Kale surprizon me klubin e ri, Braziliani do të veshë fanellën e…

Delo.autor

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit i kënaqur: Arritëm objektivin, ky ishte maksimumi ynë

Delo.autor

Leave a Comment