Futboll Premier League Sport

CHAMPIONS CUP/ ARSENAL fiton derbin londinez kundër CHELSEA (VIDEO)

Arsenal ka fituar ndeshjen e luajtur kundër Chelsea në International Champions me penallti pasi koha e rregullt u mbyll 1-1. Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 5-të nga një gol me koke i mbrojtësit Rudiger, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë një goditje nga këndi të Cesc Fabregas.

10 minuta më vonë, lojtarët e Sarri-t mund të kishin dyfishuar rezultatin, por Cech ka arritur të ndalë penalltinë e goditur nga Alvaro Morata. Arsenal është vënë në kërkim të golit të barazimit, të cilin e ka gjetur në minutën e fundit të kohës së rregullt me Lacazette.

Lotaria e penalltive është fituar nga “Topçinjtë” 5-4. Iwobi ka realizuar penalltinë vendimtare pasi Cech ka pritur atë të goditur Nga Loftus-Cheek.

Gjithsesi, prova e së vërtetës për ekipin e Sarri-t do të vijë të dielën e ardhshme kundër Manchester City të Pep Guardiola. Një sfidë kjo që do të jetë e vlefshme për Superkupën e Anglisë dhe që do të zhvillohet në “Wembley”, në orën 16:00.

Related posts

INTER PRENOTON MARASH KUMBULLËN/ Verona gati të lëshojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Delo.autor

Reali në ankth, United hidhet në ‘sulm’ për Harry Kane

Q.Autor

GATUSSO MERR LAJMIN E KEQ/ Braktisi lojën ndaj Udineses, ja sa do të mungojë Paqueta

Delo.autor

Leave a Comment