Futboll La Liga Sport

Ndeshja e parë zyrtare me REALIN/ Lopetegui: E kam vendosur me kë portier do startoj, por…

Ditën e nesërme dy skuadrat nga Madridi, Reali dhe Atletiko do të ndeshen në kuadër të Superkupës së Europës. Ndërkohë sot ka folur për mediat dhe trajneri i Realit të Madridit, Julien Lopetegui. Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me ndeshjen e tij të parë zyrtare dhe për portierin që do të startojë nesër.

“Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë, është ndeshja jonë e parë zyrtare, është një finale, dhe ne duam ta fitojmë atë dhe jemi të përgatitur. Ne do të jemi optimistë kundra një kundërshtari që do të na luftojë deri në limite. Ne do të provojmë të fitojmë çdo titull për Realin e Madridit. Po, unë e kam vendosur se cili portier do të startojë nesër, por nuk do të zbulojë formacionin këtu pasi as kundërshtari nuk e bën një gjë të tillë.”- tha Lopetegui.

Related posts

Bonucci: Kur ma fyejnë familjen, helmi ngrihet brenda meje…

Q.Autor

PAS DËMTIMIT TË PORTIERIT MAIGNAN/ Nuk kanë fund problemet për Milan-in, infektohet me COVID-19 ylli…

Delo.autor

EURO U17 NË SHQIPËRI/ Kuqezinjtë humbasin ndaj Portugalisë

F.autor

Leave a Comment