Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Në garën e Austrisë thyhet hegjemonia e Mercedesit

Thyhet në më fund hegjemonia e pilotëve të Mercedesit, Hamilton e Bottas, në Botërorin e Formula 1.

Në Çmimin e Madh të Austrisë, i nënti në radhë për 2019-ën, triumfoi Max Verstappen

Piloti holandez i Red Bullit zhvilloi garë spektakolare, duke parakaluar dy xhiro para fundit Charles Leclerc, që kryesoi garën nga starti e deri pak para përfundimit, por piloti i Ferrarit, që ishte shumë pranë suksesit të parë në karrierë, dështoi në momentin kulminant.

I treti e kaloi vijën e finishit Valteri Bottas, ndërsa pas tij mbërriti Sebastian Vettel me Ferrarin e tij.

Zhgënjeu në këtë pistë Hamilton, që mbërriti në fund të garës thuajse 23 sekonda pas fituesit.

Gjithsesi, britaniku i Mercedesit mbetet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 187 pikë, ndërsa ndjek shoku i tij i skuadrës, Bottas, me 157 pikë.

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Juventus bën goditjen e parë në merkato, mesfushori zbarkon në Itali për vizitat mjekësore

Delo.autor

Kina tenton Ronaldon, ofron shifrën e çmendur të 100 milionë eurove në sezon

Isa.Autor

Geri Nevil tallet sërish me Shaqirin: Ka nevojë për Ronaldinjon përkrah

Sadik.Autor

Leave a Comment