Bundesliga Futboll Sport

NGA OBJEKTIVAT E KLUBIT TEK ATO PERSONALE/ Ylli Gnabry: Bayern mund të bëjë si Reali. Një ditë do të doja të fitoj…

Ambicie të mëdha për Serge Gnabry, sulmuesi i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, që për Daily Mail ka dashur të flasë për momentin e tij personal, duke i hedhur një sy të kaluarës, por mbi të gjitha të ardhmes me ëndrra të mëdha për të realizuar.

E nis nga kujtimi i fitores së Champions League sezonin e kaluar, me pak hidhërim për mungesën e publikut:

“Mbaj mend akoma një moment të veçantë në të cilin kam qenë në mesin e fushës me Alaba dhe Kimmich. Po shiheshim përreth dhe ishte e trishtë të mos shihje tifozët, familjen dhe personat e afërt për të festuar”, ka thënë ylli i Bayern.

“Megjithatë, duhet të them se të fitosh një trofe si ai të mbetet në mendje pavarësisht nga gjithçka”.

“Besoj se objektivi i Bayern Munich është ai që të fitojë përsëri dhe pse jo, mund të bëjmë si Real Madrid (fitues në Champions për 3 vite radhazi). Mendoj se mund t’ia dalim”.

Nga objektivat e skuadrës tek ato personale:

“Objektivi im është të përmirësohem gjithmonë e më shumë. Por mendoj se çdo futbollist synon të fitojë ndonjë çmim. Ku i dihet, një ditë ndoshta edhe Topin e Artë”.

Related posts

PARA SKOCISË DHE UELLSIT/ Shqipëria synoi të “shqiptarizonte” mesfushorin e Schalkes

Isa.Autor

E ARDHMJA E SADIKUT NË TURQI/ Sulmuesi i Kombëtares drejt Trabzonsporit, ja shifra e akordit

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Mesfushori vlonjat dhuron “MAGJI”, shënon dopietë në Slloveni

Isa.Autor

Leave a Comment