Futboll Sport

Ndryshime në Kategorinë e Parë, e enjtja është vendimtare (DETAJE)

Kategoria e Parë edhe këtë sezon do të jetë e ndarë në dy grupe, A dhe B. Në atë A do të jenë ekipet e pozicionuara në Veri të Shqipërisë si pozicion gjeografik, ndërsa në atë B do të jenë skuadrat e Jugut të vendit. Kjo ndarje konsiston tashmë prej disa sezonesh, por është parë e udhës që të ndryshojë për vitet në vijim. Produktiviteti i saj nuk është aq i madh sa më parë, ndërsa aleancat dhe kompromiset apo dhe shkëputja e një ekipi të vetëm ka bërë që të tjerat të “pazarosen”.

Kështu, ditën e enjte pritet që t’i jepet fund këtij problemi që ka kapur këtë kategori prej disa vitesh. Komiteti Ekzekutiv do të ketë një mbledhje gjenerale, në të cilën do të ndajë njëherë e përgjithnjë këtë problem. Parashikohet që në vitet në vijim të ketë një ulje të numrit të skuadrave, por bashkim të grupeve, gjë që pritet të bëhet realitet. Ndërkohë që këtë sezon do të vijojë skema e njëjtë, dy grupe me nga 10 skuadra, të parat e çdo grupi shkojnë në Superiore, ndërsa vendet e fundit shkojnë automatikisht në të Dytën dhe të parafundit bëjnë ndeshje shtesë.

Çështja- Një problem më vete, që tashmë është bërë në çështje për shumë klube është ndarja e grupeve. Në rast se do të bëhej një ndarje gjeografike, atëherë nga Kavaja, Rrogozhina, Cërriku dhe Elbasani e me radhë drejt Jugut duhet të ishin në grupin B, ndërsa në Grupin A skuadrat që nga Shijaku e më në Veri.

Megjithatë, kompromiset mes ekipeve të bashkive të njëjta kanë sjellë ndërlikim të garës, kështu që Shënkolli sezonin e shkuar u detyrua të luajë në Jug dhe Dinamo në Veri. Mirëpo, këtë vit mund të ketë ndarje ndryshe nga sezonet e shkuara.

Iliria do të rikthehet në Veri pas largimit të Kastriotit, ndërkohë që në Jug do të vijojë Shënkolli, por këtë herë pritet që të kalojë dhe Besa e Kavajës në këtë grup. Kjo skuadër ka bërë kërkesë për herë të parë që të zbresë në Jug, megjithatë, vendimi përfundimtar do t’i takojë Komitetit Ekzekutiv. Padiskutim, surprizë mund të jetë dhe Dinamo që mund të kalojë në Jug pas një sezoni që bëri në Grupin A.

Me sa duket skuadra si Dinamo dhe Besa që kanë investuar fort këtë sezon i druhen Vllaznisë, ekip që zbriti pas pesëdhjetë vitesh në një kategori më poshtë dhe që kërkon rikthimin patjetër. Por, edhe në Jug gara nuk do të jetë e lehtë, pasi ka ekipe me traditë si Elbasani, Apolonia, Lushnja, Tomori, Bylisi apo edhe Oriku që ka skuadër sipmatike, pa harruar edhe Pogradecin.

Ekipet që do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë këtë sezon

Grupi A: Vllaznia, Veleçiku, Besëlidhja, Korabi, Burreli, Erzeni, Vora, Dinamo, Iliria, Egnatia

Grupi B: Apolonia, Bylis, Besa, Elbasani, Tomori, Lushnja, Oriku, Pogradeci, Turbina, Shënkolli

Related posts

Las Palmas-Real Madrid, notat e lojtarëve/ Shkëlqen Gareth Bale

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bën goditjen e parë në merkato, prezantohet Uilliam Kordeiro

Delo.autor

DHURATA E ÇMENDUR e “El Loco”/ Bielsa i blen një HOTEL skuadrës së MESSIT

Isa.Autor

Leave a Comment