Futboll Sport

ZYRTARE/ UEFA publikon 11 kandidatët në garë për golin e sezonit

UEFA ka publikuar të 11 kandidatët në garë për çmimin “Goli i sezonit”. Ka konkurrentë nga secili kompeticion kryesor i organizuar nga institucioni numër 1 i futbollit evropian në 12 muajt e fundit. Në garë janë golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe organizatori i Tottenham-it, Christian Eriksen. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që në këtë garë nuk është përfshirë goli i realizuar nga Gareth Bale në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpool me roveshatë.

11 konkurentët

Lucy Bronze (Lyon 1-0 Manchester City) – Gjysmëfinalja e Champions për femra, 29/04/18

Olga Carmona (Zvicër 0-2 Spanjë) – Faza e grupeve, evropiani për femra U 19, 21/07/18

Elisandro (Sporting CP 2-5 INTER FS) – Finalja e Kupës UEFA në futsal, 22/04/18

Elliot Embleton (Turqi 2-3 Angli) – Faza e grupeve, evropiani U 19, 17/07/18

Christian Eriksen (Republika e Iralndës 1-5 Danimarkë) – Kualifikueset e Evropianit, faza play-off, 14/11/17

Paulo Estrela (PORTO 5 -1 Beşiktaş) – Faza e grupeve, UEFA Youth League, 13/09/17

Eva Navarro (Gjermani 0-2 Spanjë) Finalja e evropianit për femra U 17, 21/05/18

Dimitri Payet (MARSEILLE 5-2 Leipzig) – Çerekfinalja e Europa Leaugue, 12/04/18

Gonçalo Ramos (Slloveni 0-4 Portugali) – Faza e grupeve, kampionati evropian U17, 07/05/18

Ricardinho (Portugali 4-1 Romani) – Faza e grupeve, evropiani i futsal, 31/01/18

Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 Real Madrid) – Çerekfinalet e Champions League, 03/04/18

 

Related posts

ILIR DAJA RIKTHEHET TE SKËNDERBEU/ Drejton seancën e parë stërvitore

F.autor

E FUNDIT/ Dhuna ndaj fotografit, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin

Delo.autor

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ VAR sërish protagonist, Interit i ikën fitorja në ’97

Delo.autor

Leave a Comment