Futboll Sport

Në Kamerun cilësohej talent, sulmuesi kërkon shpërthimin në Korçë…

Një kamerunas për Skënderbeun. Një lojtar, i cili mund të shërbejë si alternativë për trajnerin Orges Shehi. Miqësorja e korçarëve me Besën u ndoq në tribunë nga një vëzhgues special.

Janik Makota, qendër-sulmues, i cili mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Lojtari ka zbarkuar në Korçë dhe këtë të diel nis provën te Skënderbeu. 26-vjeçari është rritur si lojtar te ekipi i dytë i Nansit. Më pas një aventurë në Ligën e Dytë portugeze me Sporting Kovila dhe prej aty, vetëm rënie.

Në Kamerun, ku ka qenë pjesë e përfaqësueses së 20-vjeçarëve, cilësohej si një lojtar i perspektivës, por asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve. Në tre sezonet e fundit Janik Makota ka luajtur në ligat e ulëta franceze, më specifikisht në kategorinë e katërt.

Skënderbeu mund të jetë “piaca” e duhur për t’u rikthyer për sulmuesin, i cili mbeti një talent në tentativë. Nga ana e tyre, nëse binden nga prova, korçarët mund të gjejnë një lojtar interesant për sezonin e ri.

Marrëveshja mund të realizohet, sepse 26-vjeçari nuk ka kërkesa të tepruara financiare. Problem mund të paraqesë vetëm një dëmtim i pësuar në fillim të vitit, i cili e la jashtë për rreth 2 muaj jashtë fushave.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta publikon emrat, Gasperini i jep sërish shansin “të humburit”

Delo.autor

Manchester United rikthehet tek humbjet, mposhtet nga Newcastle

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Granada-Barcelona, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment