Futboll Premier League Sport

DOMINIM TOTAL/ Liverpool masakron Napolin, një “shuplakë” për Ancelottin (VIDEO)

Liverpool ka fituar 5-0 ndaj Napoli në miqësoren e zhvilluar sonte në Dublin. Një paraqitje e shkëlqyer e të besuarve të Jurgen Klopp, që sivjet konsiderohen si pretendentë për të fituar titullin kampion në Premier League. Napoli i trajnerit të ri Carlo Anceloti del me kockat e thyera nga kjo miqësore luksi.

Liverpool pati fillimin e ëndërruar duke shënuar dy gola në dhjetë minutat e para me anë të mesfushorëve James Milner dhe Georginho Wijnaldum.

Golin e tretë e shënoi Mohamed Salah, kur u mbush një orë lojë, ndërsa paraqitja fantastike e ekipit anglez dhe dështimi i italianëve u konfirmua me dy golat e tjerë në harkun e pesë minutave, firmosur nga Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Spanjë-Kosovë. Rezultati 3-1

Delo.autor

Të gjithë sytë nesër nga Botërori/ Ja çfarë parashikohet të ndodhë ditën e parë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Dy shkarkime brenda 15 muajsh nga Milan dhe Torino, por tani do të stërvisë Lewandowski

Delo.autor

Leave a Comment