Futboll Seria A Sport

Krahas Modric/ INTERI po punon për të sjell në Milano kampionin e botës

Një pjesë e madhe e merkatos së Interit, së paku për sa u përket ditëve të fundit e që me shumë mundësi do vazhdojnë deri në mbyllje, është ende enigmë. Objektivi i zikaltërve, pa llogaritur ëndrrën “Modriç”, mbetet një “Mister X”, që për momentin nuk ka emër e mbiemër. Drejtuesit interistë po punojnë prej kohësh mbi këtë pistë “misterioze”, për t’u mbrojtur në rast se nga Madridi mbyllin përfundimisht derën për fantazistin kroat.

Treguesit, sipas emetuesit italian “Sportmediaset”, të çojnë në Premier Ligë, ku gjatë ditës së djeshme ka dalë në skenë ideja Ilkai Gyndogan: 27 vjeç, aktualisht luan në radhët e Mançester Sitit, që e vlerëson rreth 40 milionë euro. Gjithmonë në Mançester, te Junajtid, një tjetër profil i mundshëm është Nemanja Matiç (30 vjeç), i propozuar zikaltërve nga përfaqësuesit e tij, por që nuk e bind totalisht Luçiano Spaletin, që kërkon një “regjisor” për të qarkulluar topin.

“RAFA” – E nuk përfundon këtu. Sipas mediave italiane shihet me kureshtje Stanislav Lobotka (23 vjeç), i Selta Vigos, që u kërkua nga Interi edhe merkaton e janarit: spanjollët, megjithatë, nuk pranojnë huazime dhe e shesin vetëm te klubi që i paguan klauzolën (40 milionë euro). Mbetet në skenë Leandro Paredes (24 vjeç) dhe rishfaqet “Rafa” Rafinja: ky i fundit, falë shitjes së Zhoao Marios, mund të shndërrohet në një pistë konkrete gjatë javëve të fundit të merkatos.

Related posts

MESAZH TË QARTË PËR MOURINHO DHE TOTTENHAM/ Flet Bale: Kërkon të fitojë trofe, por…

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Presidenti Laporta: Shpresoja që Messi të luante falas për Barcelonën

Delo.autor

NË 2018 LAZIO ISHTE PRANË KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Presidentit Lotito nuk i del inati: Duhet të kisha dhënë urdhër që…

Delo.autor

Leave a Comment