Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E TIRANA-SKËNDERBEU/ Laver Alla gabon vetëm për pak centimetra

Në sfidën mes Tiranës dhe Skënderbeut, tri janë episodet që mund të gjykohen. Alla gabon te penalltia vetëm për sa i përket pozicionit, ndërsa janë edhe dy kartonë të verdhë, por vetëm njëri mund të jepej, megjithatë gjyqtari tregohet zemërgjerë.

Minuta e 41-të: Nga Skënderbeu kërkohet ndërhyrja e VARit, sepse sipas korçarëve, kërkohet VAR për një ndërhyrje të Seferit ndaj Zguros. Kërkohet i verdhi i dytë për sulmuesin. Pamjet tregojnë se të dy lojtarët shtyjnë njëri-tjetrin. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

Minuta e 76-të: Ndërhyrje e fortë e Najdovskit që mund të ishte ndëshkuar me të verdhë. Falet maqedonasi, që nëse merrte të verdhë, mungonte me Egnatian.

Minuta e 94-t: Behiratçe shtyn Mensahnë në zonë dhe për gjyqtarin Alla goditje dënimi. Pas kontrollit me VAR, vendoset për penallti. Edhe pse është një shtyrje e lehtë, është penallti e plotë. Gjyqtari Alla gabon vetëm te vendi, brenda apo jashtë zone, por jep faull që korrigjohet nga VAR-i.

Related posts

FANTASTIK/ SHAQIRI shënon gol të JASHTËZAKONSHËM për Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË: GRUPI A/ Partizani lë pas makthin, Teuta hedh hap të sigurt. Në Ballsh mbyllet me polemika

Delo.autor

E ARDHMJA E NDRITUR/ 20 talentet më premtues në Itali, në listë dhe një SHQIPTAR

Isa.Autor

Leave a Comment