Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Kuriozitete e statistika: Çuditë e ndeshjeve pa pësuar, kujdes minutat 21 dhe 22

Shqipëria luan sot shansin e saj të fundit për EURO 2020 në duelin ndaj Moldavisë.

Vetëm një fitore kthen kuqezinjtë në rrugën e duhur dhe mban gjallë shpresën për kualifikimin në ndjekje të tre skuadrave që renditen para nesh në Grupin H.

Do të jetë një përballje e veçantë mes dy shteteve, të cilat vijnë nga situata të ndryshme në këtë duel.

Shqipëria vjen në sfidën e sotme pas humbjes 1-0 në Islandë, që rezulton të jetë ndeshja e 9 radhazi e kuqezinjve në të cilën njëra skuadër apo asnjëra nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Ekipi i drejtuar nga Reja duhet të gjejë medoemos golin sipas kësaj statistike, pasi në 5 ndeshjet e fundit që ka fituar, kur ka shënuar nuk i ka lejuar kundërshtarit të gjejë rrjetën e portës tonë.

Në 7 ndeshjet e fundit zyrtare në fushën tonë, vetëm njëra skuadër ka ditur të gjejë rrjetën dhe fatkeqësisht, kanë qenë miqtë që e kanë bërë më shpesh pasi bilanci në këtë periudhë është 2 fitore e 5 humbje.

Besimi i përfaqësueses shqiptare për një sukses vjen edhe nga fakti se fitorja e Moldavisë ndaj Andorrës ishte vetëm e 5-ta në 50 ndeshjet e funti që ka luajtur.

Të gjitha këto suksese kanë qenë ose kundër Andorrës, ose kundër San Marinos që është skuadra me renditjen më të dobët në FIFA.

Moldavia nuk ka një bilanc të mirë gjithashtu edhe me pësimin e golave. Të 7 humbjet e fundit në ndeshje zyrtare jashtë fushe, kanë qenë me 2 apo më shumë gola diferencë.

Ndërkohë, përfaqësuesja shqiptare duhet të ketë kujdes në 2 minuta të ndeshjes. Në 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Shqipëri, goli i parë i takimit është shënuar në minutën e 21-të ose të 22-të.

Related posts

Dëmtimet “alarmojnë” Luftëtarin, ndaj Partizanit mund të mungojë dhe bomberi i ekipit

Q.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, vdes lojtari ri i Interit… (FOTO)

Delo.autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATON E VERËS/ Marotta gati 90 milionë euro për yllin francez…

Delo.autor

Leave a Comment