Futboll Seria A Sport

OBJEKTIVI I SEZONIT/ Maldini: Duhet të përmirësojmë pozicionin e sezonit të kaluar, kemi mundësinë të…

Paolo Maldini ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp ku AC Milan ka prezantuar Laxalt, Bakayoko dhe Castillejo, tre futbollistët e marrë gjatë kësaj jave, që mbyllin merkaton e kuqezinjve. Ish-kapiteni, aktualisht drejtor i strategjisë së Milan, përcakton edhe objektivin sezonal.

“Duhet të përmirësojmë pozicionin e sezonit të kaluar, ku u renditëm në vendin e gjashtë. Kemi mundësitë të shkojmë në Champions edhe pse duhet nënvizuar se gjithçka do të jetë rezultat i punës në stërvitje, por e pranojmë se rikthimi Champions League do të ishte maksimumi për ne,” – tha Maldini.

Për Castillejo, ai tha: “Për stilin e lojës që ka, për personalitet që zotëron më intrigon shumë dhe unë mendoj se do të jetë një surprizë e bukur në Serie A. Mendoj se është e rëndësishme ta bëjmë të ndihet si në shtëpi. Ai, bashkë me Bakayoko dhe Laxalt duhet të ambientohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Gattuso kërkon futbollistë cilësorë dhe ka shumë pritshmëri për të bërë një sezon të mirë.”

Related posts

MBETET VETËM ZYRTARIZIMI! Ronaldo transferohet tek Manchester United

F.autor

“NËSE REAL MADRID DO TË QË KTHEHEM…”/ Mbrojtësi Achraf zbulon dëshirën e madhe

Delo.autor

E BUJSHME TEK PSG/ Trajneri Tuchel sulmon lojtarët. Shkarkimi duket afër, ja kandidati që e zëvendëson…

Delo.autor

Leave a Comment