Futboll La Liga Sport

STARTI I LA LIGA/ Kampionët në fuqi në “kërkim” të mbrojtjes së “kurorës”

Barcelona do të fillojë mbrojtjen e titullit kundër Deportivo Alaves në “Camp Nou”, të shtunën në mbrëmje dhe pritet që trajneri Ernesto Valverde të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

Pasi fitoi La Liga dhe Kupën e Mbretit në edicionin e kaluar, Barça mbetet sërish pretendente, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.

Alaves, që synon të mbijetojë edhe këtë sezon mes më të mirave të futbollit spanjoll, do ta nisë kampionatin me testin më të vështirë të mundshëm. Sulmuesi që i ndihmoi në sezonin e kaluar, Munir, tani është kthyer te Barcelona.

Andres Iniesta i dha fund karrierës te Barcelona, duke e dorëzuar shiritin te Lionel Messi, ndërsa vendin e tij në mesfushë do ta zërë Arturo Vidal, i ardhur nga Bayern, përkrah dyshes së zakonshme Busquets-Rakitic. Alaves i ka humbur katër përballjet e fundit me Barcelonën, por në vitin 2016 ata arritën të fitojnë 2-1 në “Camp Nou”, në një ndeshje të paharrueshme për ta, por që Messi dhe Suarez luajtën vetëm pak minuta në pjesën e dytë.

Këtë herë ata do të jenë në fushë, ashtu si Philippe Coutinho, i cili ka mbaruar pushimet dhe ka një javë që stërvitet me grupin e lojtarëve të Barcelonës.

Alaves pret shumë nga ganezi Patrick Twamusi futbollisti i ardhur nga rumunët e Astana, ku vjet shënoi 18 gola dhe dha 8 asiste. Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi gjatë gjithë sezonit të kaluar duke fituar 16 dhe barazuar 3 prej tyre me një mesatare 3.3 gol/ndeshje.

Messi ka shënuar katër tregolësha në sezonin e kaluar, përfshi tre në shtëpi, gjithmonë me ekipe të zonës së ulët të klasifikimit.

Alaves ka barazuar vetëm dy ndeshje gjatë gjithë sezonit 2017/18. Bardheblutë arritën të mbijetojnë edhe pse e nisën kampionatin e kaluar me gjashtë humbje radhazi.

Related posts

Kërcënohet me jetë mesfushori i Kolumbisë, policia nis hetimin…

Sadik.Autor

“KJO TIRANË MË E DOBËT? KINI RESPEKT PËR LOJTARËT RINJ”/ Egbo: Do të shikojmë në kampionat

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Nga fitorja 6-2 te ajo 3-0, Barcelona është zot në “Bernabeu” (GRAFIKU)

Delo.autor

Leave a Comment