Futboll Premier League Sport

Orë ZJARRI për Jose Mourinho, mes SHPRESËS dhe DRITHËRIMAVE të SHAKRKIMIT

Ka nisur numërimi mbrapsht në Premier League. Të enjten, ora 18:00, mbyllet merkato në Premier League, të premten, ora 21:00, luhet Manchester United-Leicester, ndeshja e parë e kampionatit. Janë pikërisht “djajtë e kuq” në qendër të vëmendjes gjatë këtyre orëve.

“Old Trafford” ngjason gjithnjë e më shumë me një ferr, ku Jose Mourinho po luan rolin e “djallit”.

Trajneri portugez është i pakënaqur me merkaton e deri tanishme që i ka sjellë vetëm Fred nga Shakhtar dhe Dolot nga Porto. Ai synon të marrë dikë tjetër, por mbi të gjitha duhet të përballojë pakënaqësitë e Pogba dhe ofertat për Martial.

Reflektorët janë të gjitha të drejtuara mbi Paul Pogba. Kampioni i botës me Francën, në marrëdhënie shumë të vështira me Mourinho, kërkon largimin nga United, me Barcelona dhe Juventus që janë gati ta marrin. Për të qëndruar ai kërkon një super-pagë, 25 milionë euro në sezon, sipas asaj që bën të ditur “The Sun”.

Në dyshime është edhe e ardhmja e Martial, sulmuesi francez që pas një viti do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale dhe ka oferta nga kudo. Mourinho, për të pranuar largimin e tij duhet të marrë më parë një zëvendësues, që me mbylljen e merkatos shumë pranë, duket se e ka të pamundur.

Gjithsesi, Mourinho, më shumë se shitjet e lojtarëve dëshiron të bëj blerje. Nevoja kryesore është një qendërmbrojtësit, me Harry Maguire në krye të listës.

Leicester nuk dëshiron ta shesë, por United ka bërë gati një ofertë të parefuzueshme: 80 milionë euro.

Related posts

MUKA “VETON” PËR TRAJNERIN MEMA/ Halili nuk donte shpenzime ekstra, ja prapaskenat tek Tirana

Delo.autor

MIQËSORE/ Një shqiptar i shënon Juventusit, Allegri triumfon në ndeshjen e parë

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “ANFIELD”/ Liverpool harron Cityn, kthehet te fitorja kundër Aston Villas

Delo.autor

Leave a Comment