Futboll Premier League Sport

Bayern Munchen heq dorë nga SULMUESI KROAT, Man United shpreson…

Niko Kovac ka këmbëngulur se Bayern Munich nuk do të marrë Ante Rebic, duke i hapur rrugën Manchester United, që gjithashtu është interesuar për kroatin, i cili ka një përshtypje shumë të mirë në “Rusi 2018”, ku shkoi deri në finale.

Kovac tha për “Sport Bild”: “Nuk ka asgjë mes FC Bayern dhe Ante Rebic. Ai ka një personalitet shumë të fortë, është një futbollist që më pëlqen shumë, por nuk ka asnjë kuptim, sepse jemi të kompletuar. As sot, as nesër nuk do ta marrim.”

Kovac ka qenë trajneri i Rebic te Frankfurt. Në këto kushte i hapet rruga United, që mendon se kroati do të ishte zëvendësuesi ideal i Anthony Martial, gjithnjë e më larg nga “Old Trafford”.

Related posts

FUTBOLLI URUGUAJAN VAZHDON NË ZI/ U vetëvra mbrojtësi 38-vjeçar, ndërpritet kampionati

Delo.autor

MOVIOLA E PARTIZANI-SKËNDËRBEU/ Dyshime për një penallti në favor të “demave”

F.autor

Mkhitaryan: Ai është numri 10 më i mirë

Q.Autor

Leave a Comment