Futboll Premier League Sport

Pa të, Mourinho duket i humbur, i izoluar dhe nervoz

Jose Mourinho ka qenë mentori i disa trajnerëve të famshëm tashmë; Brendan Rodgers, Aitor Karanka dhe Andre Villas-Boas ndër tyre. Por gjithmonë ka insistuar se asistenti i tij i fundit Rui Faria është mbi të tjerët.

“Nëse një ditë do të më duhet të flas për dishepujt, i vërteti është ai që ka qenë me mua që prej vitit 2000,” është shprehur ai pak pasi u emërua si trajneri i Manchester United.

Për të parën herë që pas shekullit të ri Mourinho po punon ka një mik dhe person të besueshëm këtë sezon, Faria është larguar nga United pas 20 viteve në krah të Mou-t.

Arsyet janë akoma mister, megjithëse Faria është shprehur se u largua për të ndjekur karrierën  tij si trajner, por impakti është i qartë. Mourinho duket i humbur, i izoluar dhe nervoz pa mikun e tij të ngushtë.

Të shohës Faria-n ndër vite duket fiks si një mini-Mourinho. Nëse Mou nuk do të kishte fuqi të ankohej tek arbitri, Faria do të ndërhynte. Kur Mourinho nuk ishte në gjendje të fliste me gazetarët, Faria arrinte ta bënte shumë mirë punën e tij.

Marrëdhënia e tyre ishte më tepër se ajo një-dimensionalja mes mjeshtrit dhe shërbëtorit.

Faria had to be restrained by Mourinho during a fiery ecounter with Mike Dean in 2013

Faria ishte aq inteligjent sa të rregullonte situatën kur Mourinho nuk ishte në ditët e tija më të mira.

Por Mou e dinte se një ditë ambiciet e Faria-s do të ishin vendimtare për të ardhmen e tij. ai është vetëm 43 vjeç dhe ka kohë që mendon për të qenë një trajner. Miqtë e tyre të përbashkët janë habitur për faktin se ai ka arritur të qëndrojë aq gjatë me Mourinho-n.

Mou beson se Faria ka aftësi për të qenë më i suksesshëm se Villas-Boas apo Rodgers. Por fakti që Faria nuk ka nisur asnjë punë të re, do të thotë se dy portugezët kanë prishur marrëdhëniet.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Milan gjen trajnerin e ri, ja kandidati kryesor për stolin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

VLERËSOHEJ 100 MILIONË EURO/ Sulmuesi i Italisë kërkohet në Premier për gjysmën e çmimit

Delo.autor

Botërori, Paul Pogba merr rrugën e vështirë te “Gjelat’

Sadik.Autor

Leave a Comment