Futboll Sport

PARTIZANI i falet “artilerisë” së rëndë, hapet porta e Tomorit në pjesën e dytë

Partizani ka mundur thellë me rezultatin 6-1 Tomorin në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Peqin. Të kuqtë që e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1, kanë arritur të shënojnë plot 5 herë në të dytën, pas aktivizimit nga trajneri Gega të titullarëve.

Tekniku i kryeqytetasve e nisi ndeshjen me formacionin e dytë, por duke parë vështirësitë që hasi ekipi në fraksionin e parë të lojës, vendosi të aktivizonte pas pushimit një pjesë të titullarëve që më pas bënë dhe diferencën.

Golat për Partizanin u shënuan nga Daci, Progni, Gojkoviç, Hila, dhe Trashi në fundin e takimit, ndërsa goli i pestë ishte një autogol i kundërshtarëve. Ndërkohë që beratasit luajtën për pjesën më të madhe të lojës me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të një prej futbollistëve të tyre në pjesën e parë.

 

Related posts

U DËMTUA NË FUSHË/ Ja si Neymar shkatërroi kundërshtarin me driblime (VIDEO)

Delo.autor

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Isa.Autor

“10 YEARS CHALLENGE”/ Ja si kanë ndryshuar në 10 vite futbollistët. Nga Ronaldo deri te.. (FOTO)

F.autor

Leave a Comment