Futboll Premier League Sport

Paul Scholes përzgjedh formacionin ideal te Manchester United, mungon…

Paul Scholes, legjenda e Anglisë dhe Manchester United, ka publikuar formacionin e më të mirëve, me të cilët ka luajtur te Manchester United. Në këtë formacion gjejmë emra të mëdhenj, që kanë bërë historinë me këtë klub legjendar.

Anglezi në portë ka vendosur danezin Peter Schmeichel, ndërsa në mbrotje gjejmë Gary Neville, Rio Ferdinand, Jaap Stam dhe Dennis Irwin. Një United pa Scholes në mesfushë, do të ishte e çuditshme, por ai ka përzgjedhur Beckham, Giggs dhe në fund Keane. Në sulm nuk ka surpriza, me Wayne Rooneyn dhe Cristiano Ronaldon që mbështesin yllin hollandez Ruud van Nistelrooy. Stolin e rezervave e përbëjnë lojtarë si Andy Cole, Dëight Yorke, Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Paul Scholes gjatë aventurës me Djajtë e Kuq, ka luajtur më shumë se 700 ndeshje, ku fitoi 11 tituj Premier League, tre FA Cup dhe dy Champions League. 43-vjeçari gjatë periudhës te Manchester, ka luajtur përkrah lojtarëve më të mëdhenj të asaj periudhe.

Related posts

GAFA NË KONFERENCËN PËR SHTYP/ Shikoni si Gattuso ngatërron Napolin me Milanin (VIDEO)

Delo.autor

RAST I NJËJTË ME NEDIM BAJRAMIN/ FIFA nuk e lejon mbrojtësin e Shtutgardit të luajë me Gjermaninë

Delo.autor

Starova “thumba” Panuçit: Nuk je trajner nëse nuk ke shtëpi në Tiranë, ai këtu punon… “part-time”

Isa.Autor

Leave a Comment