Futboll Seria A Sport

SI NJË NATË FILMI PËR CR7/ Nga rezervë tek goli i fitores së ndeshjes, që u anulua

Ndryshe nga bardhë e zi, siç do të ishte një klasike, kur bëhet fjalë për Udinese-Juventus… Rrëfimi rreth Cristiano Ronaldos, që i përjetoi të gjitha ngjyrat e futbollit në mbrëmjen e debutimit të “Zonjës së Vjetër” në Serie A, për sezonin e ri, ka trajtën e një skenari filmi. Nga tregu i transferimeve te gjendja fizike, nga zgjedhja teknike për ta nisur nga stoli te minuta e fundit si shpëtimtar i mundshëm i bardhezinjve.

Ai tashmë kishte arritur, tre muaj e gjysmë më parë, me golin në tetë minutat e fundit në “Dacia Arena” të hapte dyert e Ligës së Kampionëve për Juventusin. Pastaj, megjithatë, dje ishte pa ndikimin skenik, si pasojë e aktivizimit nga stoli. Pas barazimit 2-2 në Udine, me të cilin hapi përvojën e tij të dytë në krye të Juventusit, Massimiliano Allegri mori përgjegjësinë e plotë. Sikur të shënonte agimin e një ideje të re të menaxhimit të portugezit. Shumë zhurmë për asgjë? Me Cristianon, kurrë.

SQARIMI I MAX – “Cristiano është mirë, unë kisha biseduar me të, duke parë kushtet e të gjithëve në fillim të sezonit, duke menduar edhe për lojën veçanërisht në fillim, dhe i thashë: Nise nga stoli, në pjesën e dytë do të na duhesh. Ai e vuri veten në dispozicion, gjithashtu bëri mirë. Shënoi një gol, pastaj për fat të keq iu anulua për një centimetër pozicion jashtë loje”.

Pra, a duhet të lexohet si episodi i parë i një interpretimi të ndryshëm se si të përdoret portugezi në lidhje me dëshirën e gjithëpranishme për të qenë gjithmonë në fushë, gjatë dy sezoneve të fundit? “Si ta menaxhojmë atë… Kemi shumë lojëra, duhet t’i menaxhoj të gjithë, – e hodhi Allegri topin për një ‘goditje nga këndi’. – Janë pesë zëvendësime, për mua ishte hera e parë dhe duhet të kuptoj se si t’i menaxhoj ato, nuk e di nëse kam gabuar apo jo”.

SIRENA MERKATOJE – Ronaldo nuk ishte në ekipin e parë të “Allegri-bis”, por e nisi nga stoli. E pamundur të mos e lidhësh këtë me mungesën e tij në testin e fundit të së enjtes në “Continassa” kundër U-23, duke dyshuar në vërtetësinë e motivit zyrtar të mungesës së kohës për të qenë 100 për qind gati.

Është e pamundur të mos i lidhësh të dyja ngjarjet me thashethemet se ai është i etur për të eksploruar çdo skenar të mundshëm të merkatos deri më 31 gusht, pas një vere ku kurrë nuk e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Juve.

Të tjerët e kanë thënë atë për të prej ca kohësh. I fundit, me radhë, Max Allegri në prag të ndeshjes me Udinese: “Ai më tha se dëshiron të qëndrojë, vullneti i tij për t’u larguar nuk ka ekzistuar kurrë”. Pastaj debutimi nga stoli.

POZICIONI I KLUBIT – Në Udine, i pari që vuri fytyrën e tij në këtë çështje ishte zv.presidenti i Juventusit, Pavel Nedved: “Nuk duhet të kërkoni ndjesi aty ku nuk ka. Ishte një zgjedhje e ndarë me lojtarin, pasi jemi në fillim të sezonit. Është normale që gjendja të mos jetë maksimale. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me Cristianon, por me të gjithë skuadrën, madje edhe me një kampion të freskët europian si Chiellini.

Trajneri po përpiqet të fusë formacionin më të mirë, ata janë zgjedhur të konkurrojnë sonte”. Pra, Ronaldo mbetet te Juve…  “Absolutisht po”, – është përgjigja e Nedved me vendosmërinë që klubi bardhezi ka përdorur gjatë gjithë verës kur e ka trajtuar këtë çështje.

Pas barazimit të jashtëzakonshëm (2-2) në Udine, Juventusi pyet veten për gabimet e bëra në javën e parë të Serie A. Allegri, megjithatë, ka shumë kohë për t’u përmirësuar, edhe pse Juve e tij bëri shumë gabime individuale.

JASHTË FUSHËS – I vëzhguar posaçërisht jashtë fushës, i mësuar me qendrën e vëmendjes, Cristiano doli nga dhomat e zhveshjes duke bërë shaka me Kaio Jorge. I njëjti qëndrim, objektivisht jo tipik për dikë që dëshiron të largohet. Në momentin e pirjes së ujit, pas gjysmë ore lojë, ai u shfaq shumë aktiv në dhënien e indikacioneve për shokët e skuadrës, mbi të gjitha për Morata dhe Bernardeschi. Menjëherë pas kthimit nga pushimi, kur Allegri e thirri nga stoli dhe Ronaldo u ngrit për t’u ngrohur, ulërima e një “Dacia Arena” kryesisht me tifozë të Juventusi. Pra, ai nuk qëndroi në stol sepse po largohet.

PA FUQI – Gjysmë ore nga fundi, portugezi hidhet në fushë, duke zëvendësuar Moratën. Allegri e ktheu Juven në njëlloj 3-4-3, duke ruajtur rolin e sulmuesit qendror për Cristianon, i cili më pas mbeti përpara së bashku me Dybala në një lloj 3-5-2, me tërheqjen e Kulusevski në mesfushë. Pak i përfshirë, në të vërtetë edhe pak i kërkuar. Por, një prekje është e mjaftueshme për të ndryshuar gjithçka.

Ronaldo kishte dy goditje me kokë. E para, pas më pak se pesë minutash në fushë. Goditja e dytë shkoi në rrjetë, duke kërcyer mbi Becao në minutën e 5-të të kohës shtesë. Ky do të kishte qenë goli i fitores së çmuar 3-2, i festuar me një shpërthim që nuk do të shihej te dikush që dëshiron të largohet. Sidoqoftë, VAR-i anluon gjithçka për pozicion jashtë loje. Diçka milimetrike. Një natë filmi për yllin portugez, por një film pa fund të lumtur.

Related posts

ISHTE VENDIMTAR NDAJ MAN UNITED/ Shaqiri ka një mesazh për ju… (FOTO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Ai që zbuloi Sergio Ramos emërohet trajneri i ri i Sevilla

Sadik.Autor

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi zëvendëson Ilir Dajën

Sadik.Autor

Leave a Comment