Futboll Sport

Play-off Europa League/ Pa probleme për të mëdhatë, “ngec” Atalanta

Janë luajtur mbrëmjen e së enjtes ndeshjet e para të fazës play-off të Europa League. Ashtu siç ishte parashikuar nuk ka pasur shumë surpriza, por kanë fituar skuadrat e mëdha pretendente për të prerë një biletë për në fazën e grupeve. Surprizat e vetme i kanë bërë italianët e Atalantës dhe gjermanët e Red Bull Leipzig që u ndalën në barazime pa gola.

Atalanta e shqiptarëve nuk arriti dot të shënojë duke konfirmuar gjendjen jo të mirë në këtë start të sezonit të ri, përballë danezëve të Kopenhagen. Tashmë klubi bergamask do duhet të djersijë shumë për të siguruar kualifikimin në ndeshjen e kthimit në transfertë. Edhe gjermanët e Leipzig nuk e kanë gjetur dot rrugën e golit përballë ukrainasve të Zoyra dhe tashmë çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Gjermani.

Sakaq Olympiakos, Sevilla,  Zenit Petersburg, Basel dhe Rangers nuk kanë pasur shumë vështirësi për të marrë fitoret në këto ndeshje të para përballë kundërshtarëve të tyre. Tashmë këto ekipe do e kenë më të lehtë për të prerë biletën për në raundin e grupeve të këtij kompeticioni.

Ndërkohë vijon ëndrra e bukur e ekipit modest të Luksemburgut, Dudelange që tashmë është shumë pranë kualfikimit për në grupet e Ligës së Europës, pas fitores së parë që ka marrë përballë CFR Cluj në shtëpi në shifrat 2-0. Nëse do të kualifikohej Dudelange do të shkruante historinë, pasi do të ndodhte për herë të parë në historinë e saj. Më herët ky ekip eliminoi skuadrën kosovare të Dritës, ndërsa në raundin e tretë bëri surprizën, duke çuar në shtëpi një gjigand si Legia e Varshavës.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Torpedo Kutaisi (Geo) 0 – 1 Ludogorets (Bul)

Zenit Petersburg (Rus) 3 – 1 Molde (Nor)   

 Trencin (Svk) 1 – 1 AEK Larnaca (Cyp)

APOEL (Cyp) 1 – 0 FC Astana (Kaz)

Sheriff Tiraspol (Mda) 1 – 0 Qarabag (Aze)

Sigma Olomouc (Cze) 0 – 1 Sevilla (Esp)

Suduva (Ltu) 1 – 1 Celtic (Sco)

Sarpsborg 08 (Nor) 3 – 1 Maccabi Tel Aviv (Isr)

Malmo FF (Swe) 2 – 2 Midtjylland (Den)

Atalanta (Ita) 0 – 0 FC Copenhagen (Den)

Basel (Sui) 3 – 2 Apollon (Cyp)

Dudelange (Lux) 2 – 0 CFR Cluj (Rou)

Olympiakos Piraeus (Gre) 3 – 1 Burnley (Eng)

FK Zorya Luhansk (Ukr) 0 – 0 RB Leipzig (Ger)

Genk (Bel) 5 – 2 Brondby (Den)

NK Olimpija Ljubljana (Slo) 0 – 2          Trnava (Svk)

Partizan (Srb) 1 – 1 Besiktas (Tur)

Rapid Vienna (Aut) 3 – 1 FCSB (Rou)

Gent (Bel) 0 – 0 Bordeaux (Fra)

Rangers (Sco) 1 – 0 Ufa (Rus)

Rosenborg (Nor) 3 – 1 Shkendija (Mac)

Related posts

E PABESUESHME/ MILANI arrin AKORDIN me CONTEN, ja kur pritet ZYRTARIZIMI (DETAJE)

Isa.Autor

Liverpool synon portierin e Romës, por duhet t’i paguajë 50 milionë euro për brazilianin

Q.Autor

“KATAR 2022″/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, sulmuesi Hagi shtang me gol Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment