Futboll Sport

SURPRIZA/ Real Madrid dërgon futbollistin e “50 milionëve” në ekipin B

Një surprizë ka ardhur nga Spanja! Vinicius Junior nuk do të jetë pjesë e Real Madrid për sezonin e ardhshëm, pasi është vendosur që ai të luajë te skuadra “B” e klubit madrilen.

Futbollisti i blerë 50 milionë euro, pavarësisht se ka lënë përshtypje të mirë gjatë ndeshjeve miqësore të prag sezonit, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Julien Lopetegui dhe është dërguar për një sezon te Castilla, si quhet ndryshe ekipi “B” i Los Blancos.

Braziliani është 18-vjeçari më i shpejtë i planetit dhe shumë e kanë krahasuar me emra të lavdishëm si Zico apo Ronaldo. Duke qenë se Lopetegui nuk do t’i jepte minutat e duhura, shumë të nevojshme për rritjen dhe përshtatjen e tij, klubi kampion i Europës vendosi ta dërgojë te një shkallë më poshtë.

Real Madrid sqaron se prej moshës që ka, Vinicius Junior do të aktivizohet edhe me ekipin U-19.

Sulmuesi i lindur në vitin 2000 erdhi nga Flamengo, ku ka shënuar shtatë gola në 37 ndeshje me ekipin e parë të kuqezinjve. Ai është pjesë e Brazilit U-21.

Related posts

WOLFSBURG-BAYERN MUNICH/ Gol “magjik” nga 20-vjeçari i “bavarezëve” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

KATEGORIA E DYTË/ 10 skuadra zbresin në fushë, mësoni 5 përballjet e ditës së sotme

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Pas prezantimit të MESSIT tek PSG, shikoni çfarë po ndodh me tifozët. Në radhë për…

F.autor

Leave a Comment