Futboll Sport

Disfatë për Shkëndijën, por një GOL i mban gjallë shpresat

Shkëndija zbriti në fushë mbrëmjen e së enjtes përballë Rosemborg-ut me një formacion sulmues, me qëllimin e vetëm të shënonin sa më shumë gola, që fati i kësaj përballjeje të vulosej në takimin e parë. Por goli i Stenio Junior në minutat e fundit të ndeshjes, nuk mjaftoi për t’u sjellë fitoren kampionëve të Maqedonisë. Ato u mundën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e “play off” të Europa League.

Loja u zhbllokua nga Jebali në nisje të pjesës së parë dhe vetëm 4 minuta më vonë, konkretisht në 15, Bendtner godet sërish, duke e mposhtur dy herë, brenda një kohe të shkurtër, portierin Zahov. Teksa kampionët e Maqedonisë nuk e kishim marrë ende veten dy golat e parë, Levi shfrytëzon mjaft mirë një asist nga Meling, dhe dërgon topin në rrjetë. Rosemborg 3, Shkëndija 0.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, miqtë tregohen më këmbëngulës. As Emini dhe as Imbrahimi, dy fubollistë të cilëve Qatip Osmani u kishte besuar sulmin, nuk arritën të gjenin rrjetën në një ndeshje me kaq shumë rëndësi. Goli erdhi nga mesfusha. Ishte Stenio Junior që ngushtoi diferencën dhe zgjoi shpresat tek Shkëndija.

Tashmë gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Maqedoni. Tetovarët do të synojnë që të përmbysin rezultatin, në mënyrë që të sigurojnë për herë të parë kualifikimin në fazën me grupe në Europa League.

Related posts

Batuta e komedianit italian me emrin e Hysajt është epike (VIDEO)

Sadik.Autor

RANGNICK-MILAN/ Marrëveshje për Krishtlindje, ja detajet e kontratës 3-vjeçare

Delo.autor

NBA playoffs/ Boston trondit për herë të dytë Philadelphia-n

Sadik.Autor

Leave a Comment