Futboll Seria A Sport

PO NDODH/ HIGUAIN po kryen testet mjekësore tek MILANI, tifozët në delir

Gonzalo Higuain aktualisht ka arritur me mjekun e tij ne Milan, si konfirmim zyrtar i transferimit të tij nga skuadra e Juventusit. Argjentinasi ka ardhur në klinikën e Madonnina për t’u nënshtruar testeve rutinë, që më pas të zyrtarizohet si lojtar i Milanit.

Turma të tifozëve u mblodhën jashtë qendrës mjekësore për të mirëpritur lojtarin e ish Real Madridit dhe Napolit. 30-vjeçari është gati të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me Rossonerët, ku Gazzetta dello Sport raporton se do të fitojë rreth 9 milionë euro në sezon në San Siro.

Marrëveshja gjithashtu do të hapë rrugën për kapitenin e Milanit Leonardo Bonucci dhe mbrojtësin e Juventusit, Mattia Caldara, për të lëvizur në drejtime të kundërta, me të tre transferimet e përfshira si pjesë e marrëveshjes së njëjtë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

BOLOGNA-MILAN/ E pabesueshme, Bennacer realizon një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL TE JUVENTUS/ Aksion “BLIC”, arrestohen 12 persona

Delo.autor

MANE zbulon objektivat e Liverpulit/ Duam titullin me veshë të mëdhenj, jam më i shpejtë se…

Isa.Autor

Leave a Comment