Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Kamza emëron trajnerin e ri, ja surpriza e Presidentit Qarri

Pas dorëheqjes së Ernest Gjokës, presidenti Qarri ka vendosur që trajneri i ri i Kamzës do të jetë Gentian Stojku.

Ditën e djeshme, pasi Kamza u mund në shtëpi nga Kastrioti, tekniku Gjoka deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skaudrës, e cila u pranua dhe nga presidenti Qarri.

Ndërkohë, në një situatë kritike ku gjenden të fundit në renditje, kamzalinjtë kanë “përveshur mëngët” menjëherë, për të gjetur pasuesin e Gjokës, i cili do të jetë Gentian Stojku.

44-vjeçari, një mesfushor i njohur në Shqipëri, tashmë në karrierën si trajner, ka pasur më parë drejtimin e Sopotit, Pogradecit, Tomorit në Kategorinë e Parë. Në këtë sezon, ai ka mbajtur edhe postin e trajnerit të skuadrës shijakase, Erzenit. Vetëm në janar të këtij viti, Stojku dha dorëheqjen nga drejtimi i klubit që rivalizon me Vllazninë në grupin A për një vend në Superiore vitin tjetër, siç raportohej për disa debate me drejtuesit e klubit.

Tashmë, Stojku do të marrë mbi supe një punë mjaft të vështirë, ku si objektiv te Kamza ka mbijetesën në Superiore, edhe pse gjendet i fundit në renditje.

Related posts

Zbuloni cilat nacionalitete kanë luajtur më shumë ndeshje në Premierligë pa shënuar gol

Q.Autor

Chelsea hidhet në sulm, dëshiron me çdo çmim Lewandowski

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Super Gotze ndëshkon Granada-n me një “predhë” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment