Futboll Sport

MESSI MË I MIRI NË BOTË/ Nuk ka këtë mendim shoku i tij tek ARGJENTINA

Nicolas Buridsso, ish-mbrojtësi i Torino-s, ka folur për emisionin “Maracana” të RMC Sport, duke trajtuar tema të ndryshme: nga Argjentina tek argjentinasit.

BOTËRORI – E ka nisur me dështimin e kombëtares “albicelste” në Rusi. Burdiso ka një shpjegim të tijin: “Ka patur një mungesë organizimit, në fushë dhe jashtë saj. Kombëtarja ka shumë talent, por në futbollin e sotëm nuk mjafton”.

MESSI – Burdisso ka një ide të qartë edhe për Messi-n. “Kam luajtur dy Botërorë me të, është një futbollist shumë i fortë, por nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Duhet ndihmuar. Është shumë i hidhëruar për këtë dështim të kombëtares”.

DYBALA – Botërori zhgënjyes nuk ka ndikuar te merkato e zhvilluar në Itali. Argjentinasit mbeten të shumtë në numër. “Dybala? Do të jetë një vit i rëndësishëm për të. Pres që Cristiano Ronaldo ta ndihmojë atë që të formohet plotësisht si futbollist”.

LAUTARO – Përveç “Joya”, kolonia argjentinase është pasuruar edhe me një emër të ti: Lautaro Martinez. “Milito ka folur shumë mirë për të. në përgjithësi, Inter ka ngushtuar diferencat, është përmirësuar ndjeshëm. Mendoj se mund të jetë rivalja kryesore e Juventus, edhe pse ka një trajner të përgatitur si Spalleti”, ka thënë Burdisso.

Related posts

Ofendime në kor kundër SHQIPTARËVE/ Shkëndija mposht Vardarin në derbi (VIDEO)

Isa.Autor

Klubi i Premier League në merkato, kërkon mbrojtësin e Barcelones

Sadik.Autor

PLAS TEK ASAMBLEJA E JUVENTUS/ Andrea Danubi: Ku shkuan dy titujt që na hoqën padrejtësisht dhe i festojnë ata në Milano?

Delo.autor

Leave a Comment