Futboll Seria A Sport

ALLEGRI do të përdorë “metodën Zidane” për të marrë MAKSIMUMIN nga RONALDO

Cristiano Ronaldo është duke pritur për të bërë debutimin e tij me fanellën e Juventusit, pasi portugezi nuk ishte në turnen amerikan të ekipit kampion italian. Nga ana e tij, trajneri Massimiliano Allegri është duke menduar tashmë rreth asaj se si do të marrë më të mirën (performancën maksimale) e yllit portugeze në sezonin që ka përpara.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Allegri do të përqafojë sistemin e Zinedine Zidane me Cristiano Ronaldon, një metodë pune që ka siguruar produkt maksimal nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, sidmos në Ligën e Kampionëve, aty ku do të jetë fokusi kryesor i bardhezinjve.

Duhet pasur në konsideratë se Cristiano Ronaldo tashmë ka 33 vite mbi supe, ndaj ka nevojë për një trajtim specifik në aspektin fizik. Kjo nënkupton edhe rrotacionet në ndeshje të lehta në letër, kryesisht në Seria A.

Edhe pse ekzaminimet mjekësore të Ronaldos në Torino nuk treguan asnjë të metë, përkundrazi, theksuan formën e tij të madhe fizik, trajneri Allegri duhet ta rregullojë grafikun e ndeshjeve për portugezin, në mënyrë që ai të shkëlqejë në momentet kyçe të sezonit.

Related posts

Dallimet mes çmimeve “Lojtari më i mirë nga FIFA”, “Topi i Artë” dhe “Lojtari më i mirë nga UEFA”

Isa.Autor

DO TË LARGOHET NGA NAPOLI NË FUND TË SEZONIT/ Trajneri Gatusso gati për aventurën e re, merr me vete edhe Hysajn

Delo.autor

Fituan bindshëm ndaj Suedisë, trajneri i Anglisë ka një mesazh për djemtë e tij

Isa.Autor

Leave a Comment