Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN/ Nëntë klube PRESTIGJOZE duan transferimin e VINICIUS nga REALI

Deri tani nëntë klube kanë kërkuar të afrojnë sulmuesin Vinicius Junior nga Real Madridi. Shtatë skuadra prej tyre janë spanjolle: Rayo, Valladolid, Betis, Real Sociedad, Leganés, Girona dhe Espanyol, si dhe Nantes në Ligue 1 dhe Udinese në Serie A synojnë të nënshkruajnë me sulmuesin brazilian në rast se Real Madridi përfundimisht vendos ta huazoj atë. Sidoqoftë, klubi i bardhë dhe vetë lojtari e hedhin poshtë këtë mundësi dhe vazhdimësia e tij në “Santiago Bernabeu” duket e sigurt.

Programi spanjoll “Jugones” e kishte njoftuar të enjten se qëllimi i Real Madridit është që Vinicius, i cili është trajnuar çdo ditë me modelin e “Los Blancos” të luajë me Castilla duke pritur që Lopetegui të kthehet tek ai. Burimet pranë lojtarit, nga ana tjetër, pohojnë se Vinicius nuk do të alternojë ekipin e parë me atë B. Braziliani, i cili grumbulloi 153 minuta në fazën përgatitore të ndara në katër ndeshje (Manchester United, Juventus, Roma dhe Milan), nuk ka qenë në dy ndeshjet zyrtare (Atlético dhe Getafe), pavarësisht se ishte në të dyja ndeshjet në stol.

Në një Madrid me shumë pak fytyra të reja (Odriozola, Courtois…), Vinicius është një figurë e entuziazmit mes Real Madridit. Lopetegui me vëmendje do të kujdeset për zhvillimin e tij dhe do të hapë rrugën për të në ekip duke e konsideruar sulmuesin e ri, por pa marrë ndonjë vendim të nxituar. “Për të gjitha qëllimet është lojtari ynë, pavarësisht se me kë ekip është regjistruar dhe do të kemi minuta që ta konsiderojmë. Misioni ynë është që ai të përshtatet me futbollin evropian dhe duke qenë me ne do të jetë më e lehtë. Ai do të jetë në dispozicion për ne çdo ditë”, tha trajneri spanjoll gjatë turneut amerikan.

Related posts

PARALAJMËRON BOKSIERIN USYK/ Joshua: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh

Delo.autor

Finalja Boka-River/ Shikoni çmimet “e çmendura” të biletave për superklasiken (FOTO)

Isa.Autor

VAZHDOJNË TË KRYSOJNË TË QETË/ Lenglet dhe Jordi Alba i dhurojnë fitoren Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment