Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN/ RAFINHA zhgënjehet nga INTERI, e ardhmja e brazilianit në udhëkryq

Pavarësisht paraqitjeve mjaft të mira në sezonin e kaluar dhe faktit që arriti të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve zikaltër, Rafinha nuk arriti të bindë drejtuesit e Interit, ta sjellin në Milano sërish këtë verë. Fantazisti brazilian i Barcelonës mbeti në pritje deri në orën e fundit të merkatos në Serinë A, por telefonata nga Milano nuk erdhi kurrë për të, ndaj do t’i duhet të ndryshojë llogaritë për të ardhmen e tij.

Pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të tifozëve, për të sjellë sërish Rafinhën, Spalletti dhe drejtuesit e klubit vendosën të mos besojnë më te braziliani për sezonin në vijim, edhe pasi nuk ia dolën me Luka Modriçin.

Ndaj Rafinhës ka pasur disa oferta nga Premier League, por ai i pati refuzuar me shpresën se do të mund të rikthehej te Interi, ndërsa tashmë mund të mbetet pjesë e Barcelonës, ku do të hasë në një rivalitet shumë të madh. Vetë trajneri Valverde u shpreh se beson te Rafinha, por nuk dha garanci nëse lojtari do të mbetet në Katalunjë edhe për sezonin në vijim.

“Rafinha është një futbollist i Barcelonës dhe unë besoj te aftësitë e tij. Gjithsesi nuk e di a do të vijojë të luajë këtu edhe pas 31 Gushtit”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Franca, Spanja dhe Gjermania janë destinacionet e mundshme për Rafinhën, nëse largohet nga Barcelona, por deri tani asnjë klub i madh nuk ka shprehur interes për të dhe për më tepër, futbollisti nuk preferon një tjetër huazim, pa pasur garancinë e një transferimi final.

Related posts

NGA TË PAZËVENDËSUESHËM NË SPEKTATORË/ Tre yjet e Milanit drejt largimit, ja emrat

Delo.autor

ZYRTARE/ Napoli shkarkon Carlo Ancelottin, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Todt: Viti 2021 do të jetë anormal dhe me të papritura

Delo.autor

Leave a Comment