Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Kastrioti. Rezultati 3-1

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Partizanit dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Të kuqtë e Ilir Dajës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi kjo do i afronte edhe më shumë me kreun e renditjes që mbahet nga skuadra e Teutës. Nga ana tjetër, krutanët e drejtuar nga Ramazan Ndreu, do të kërkojnë surprizën, teksa do të kënaqeshin dhe me një barazim.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë të dalin me kokën lart nga fusha. Trajneri Ilir Daja nuk ka bërë asnjë ndryshim te Partizani i tij, kurse Kastrioti në sulm luan me Dacin.

 

LIVE/ Partizani – Kastrioti 3-1

Hakaj 30′, Zhunior 75′, Asani 85’/ Daci 4′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

85’ GOOOOOL PARTIZANI 3-1/ Gabim i Hidit në prapavijë, ku përfiton Çinari, i cili pason te Asani, që gjuan direkt dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

81′ Trajnerët bëjnë lëvizje në skuadrat e tyre. Te Partizani largohet Zhunior për Kardozon, ndërsa te Kastrioti largohen Bardhi dhe Daci për t’i lënë vendin Çelës dhe Vokrrit.

75’ GOOOOOL PARTIZANI 2-1/ Përmbysin gjithçka të kuqtë e Ilir Dajës. Fantastik Stenio Zhunior, i cili pas një krosimi të Malës nga e djathta, shkëputet bukur në zonë dhe e dërgon topin në rrjetë.

69’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani! Largohen nga fusha e lojës Murataj dhe Broja, për t’i lënë vendin Ferhan Hasanit dhe Kristi Kotes.

66’ Kundërsulm  i Partizanit, me Zhuniorin që nis një top për Asanin, me këtë të fundit që provon ta dërgojë te Bardhi, pro mbyll gjithçka Shkalla.

63’ Tjetër rast për Stenio, i cili merr një top të shkëlqyer nga Asani, por gjuajtja e brazilianit shkon jashtë.

61’ E pabesueshme çfarë ka humbur Stenio Zhunior, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Bradhi, gjuan me kokë shumë afër portës, por topi shkon jashtë.

59’ Mundësi e mirë për Kastriotin, me Okebugun që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Hoxha i vëmendshëm e largon topin në goditje këndi.

57’ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti! Largohen Mehmeti dhe Moraes, për t’i lënë vendin Okebugu dhe Rezit.

55’ Krosim i rrezikshëm nga Jasir Asani, provon Zhunior me kokë, por del Hidi dhe fiton goditje dënimi.

46′ Menjëherë në sulm Kastrioti, teksa fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës, gjuan Bardhi , por e ndal Hoxha.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

30’ GOOOOOL PARTIZANI 1-1/ Çfarë supergoli nga Esin Hakaj, i cili pas kombinimeve sepktakolare me Çinarin dhe Bardhin, lëshon një gjuajte të bukur me të majtën, për ta ndalur në fundin e rrjetës.

21’ Krosim i rrezikshëm nga Murataj nga goditja e këndit, rrëmujë në zonën e Kastriotit, por largon Bardhi në momentin e fundit.

12’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin. Është Bardhi i cili pasi merr një top në zonë, quan me të parën, por pret Hoxha.

4’ GOOOOOL KASTRIOTI 0-1/ Krutanët surprizojnë skuadrën e Dajës! Daci përfiton nga një top i mbetur në zonë, pasi u përplas te Belica dhe gjuan menjëherë duke e ndalur në fundin e rrjetës.

Starton sfida!

Related posts

Lind Seria A 2018/19: Përballje gjigantësh në javën e parë, RONALDO e nis në…

Isa.Autor

HISTORIA E TRISHTË/ Frika nga Koronavirusi dhe sëmundja e rëndë, rrëfimi drithërues i talentit që po lufton me jetën

Delo.autor

KONFIRMOHET MUNGESA E TITULLARIT/ “Kuqezinjtë” me një debutues ndaj Genoas, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment