Futboll Premier League Sport

Pochettino merr vendimin/ Tottenham pa 9 titullarë në debutimin e Premier League

Fillimi i Premier League është në prag (10 gusht) dhe shumë nga skuadrat kryesore nuk janë ende të kompletuara për shkak se yjet e tyre kanë luajtur në Botërorin “Rusi 2018” dhe lojtarët nuk kanë nisur fazën përgatitore ose nuk janë në formë, pasi e kanë nisur atë me vonesë. Këtë problem e ka edhe skuadra e Tottenham, që më 11 gusht do të luajë ndaj Newcastle, por trajneri Mauricio Pochettino e ka marrë që tani vendimin.

Ai nuk do të hedhë në fushë mjaft nga yjet e skuadrës, plot 9 të tillë, pasi ata nuk janë ende gati dhe trajneri argjentinas nuk dëshiron të rrezikojë, duke i dëmtuar ata. Hugo Lloris, Harry Kane, Dele Alli, Eric Dier, Kieran Trippier, Danny Rose, Toby Alderweireld, Jan Vertonhen dhe Mousa Dembele nuk do të zbresin në fushë në “St James Park” për ndeshjen ndaj Newcastle, lajm që konfirmohet nga Pochettino.

“Ata do të nisin fazën përgatitore më 6 gusht pas pushimeve dhe koha që kanë në dispozicion nuk është e mjaftueshme për të qenë gati. Unë do të shoh gjendjen e tyre, pasi disa prej tyre mund të jenë stërvitur gjatë kësaj periudhe, disa të tjerë jo, por në çdo rast nuk do të marrim asnjë risk. Nëse nuk do të jenë gati, nuk do të luajnë”, tha Pochettino. Skuadra e Tottenham fitoi 1-0 ndaj Milanit në miqësoren e fundit.

Related posts

Conte e mohon se Chelsea po e kërkon mbrojtësin e Juventusit

Q.Autor

DHUNA NË NDESHJEN NDAJ MALIQIT/ Përjashtohen përjetë nga futbolli dy lojtarët e Këlcyrës…

Delo.autor

“AVENTURA IME…”/ Willian rrëfen për përqafimin që bëri xhiron e botës dhe arsyen e largimit nga Arsenal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment