Futboll Seria A Sport

TELENOVELA “DYBALA”/ Ylli argjentinas mund të shitet në janar, gati super oferta për Juventus-in

Nuk ka paqe për Paulo Dybala.

Protagonist i një fillimi të mirë të ndeshjes kundër Sampdoria-s, sulmuesi argjentinas i Juventus-it ka qenë i detyruar të dalë nga fusha në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi muskulor që do ta mbajë larg fushave deri për ndërprerjen e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve.

Numri 10 i bardhezinjve vazhdon të ketë probleme edhe jashtë fushës. Negociatat mes menaxherit të tij dhe klubit torinez për rinovimin e kontratës që skadon në qershor nuk po zhbllokohen.

Të mëdhatë e gjithë Europës, dhe në veçanti Barcelona, janë gati që tani që të përfitojnë dhe ta marrin me kosto zero në verë. Por ka klube që provojnë t’i paraprijnë  konkurrencës.

Sipas Don Balon, në fakt, Chelsea duket se është gati të ofrojë 50 milionë euro për Dybala. Një ofertë e rëndësishme dhe pothuajse e pamundur që të refuzohet nga Juventus.

Related posts

“Golat” e Strakoshës, Lazio 12 pikë më shumë prej tij

Q.Autor

SHTANGEN TË GJITHË/ Bale përfundimisht zgjedh klubin e ri, mbërrin në aeroportin e…

F.autor

OFERTË 12 MILIONË EURO PËR MURIQIN/ Fenerbahçe merr vendimin për sulmuesin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment