Futboll Premier League Sport

PORTIERI MË I SHTREJTË/ ALISSON e nis me një DHURATË për KARIUS (DETAJE)

Blerja e re e Liverpool, portieri Alisson që kushtoi 70 milionë euro, është stërvitur në krah të Loris Karuis, sot, në sytë e trajnerit Jurgen Klopp. Alisson, që është bërë portieri më i shtrenjtë i historisë së futbollit që kur vendosi të largohet nga Roma, dëgjoi trajnerin e ri ti jepte disa këshilla gjatë stërvitjes në Evian-les-Bains, Francë.

Klopp bëri të ditur se ai do të debutoi në ndeshjen e fundit miqësore, kundër Napolit në Dublin: “Nuk duhet të humbasim më kohë në përshtatjen e tij me ekipin.”

Por Alisson, edhe pse do të jetë titullari i padiskutueshëm e ka nisur aventurën me Liverpool, duke i bërë një dhuratë portieri Karius, që me shumë gjasa do të ulet në stol.

Braziliani do të lërë numrin 1 për kolegun, që bëri gafa fatale në finalen e Champions League dhe vetë do të mbajë numrin 13. Një shenjë respekti mes portierësh.

Related posts

BËRI DEBUTIMIN ME MONZËN/ Balotellin e ndjekin problemet, nuk luan në kampionat. Ja arsyeja…

Delo.autor

Kosova kryen stërvitjen e parë, 17 lojtarë nën urdhrat e trajnerit Challandes

Sadik.Autor

BARCELONA NIS OPERACIONIN “FSHESA”/ Shtat lojtarë pritet të largohen nga “Camp Nou”, ja emra…

Delo.autor

Leave a Comment