Futboll Sport

Gjoka si Qarri, mesazh prekës lojtarëve para ndeshjes me Partizanin

Trajneri Ernest Gjoka u ka dërguar një mesazh prekës futbollistëve të tij. Ai kërkon që t’u japë moral atyre para ndeshjes me Partizanin që do të zhvillohet në kryeqytet. Takim ky që do të luhet ditën e diel, prej orës 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një sfidë që vlen shumë për skuadrën shkodrane, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte katastrofë për Vllazninë dhe kuqeblutë mund të quheshin zyrtarisht të rënë.

Tekniku Ernest Gjoka e di mjaft mirë këtë, pasi e deklaroi dhe vetë pas ndeshjes së barazuar me Kamzën. “Ndaj Partizanit kemi vetëm një alternativë: fitoren. Në rast se nuk e arrijmë atëherë nuk kemi se çfarë diskutojmë kot”, – u shpreh tekniku i shkodranëve.
Opinioni shkodran ka masakruar ekipin dhe lojtarët. Presioni është shumë i madh dhe lojtarët po e ndjejnë shumë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi Vllaznia është pranë katastrofës më afër se kurrë. Duke parë situatën e vështirë, stafi teknik i kuqebluve me në krye tranerin Ernest Gjoka ke menduar t’u dërgojë një mesazh lojtarëve të tij për t’i motivuar para ndeshjes me Partizanin.

Mesazhi i dërguar nga trajneri Gjoka – “E di qe jeni te merzitur e te stresuar, e di qe jeni nen presionin e opinionit, e di qe kjo situate eshte jo pozitive…!! Por ne sebashku kemi kaluar shume situata te veshtira kete dimer, kemi luftuar e sakrifikuar gjate gjithe kohes, kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por per asnje moment nuk kemi lene luften pergjysem.
Ne do te vazhdojme luften, kemi prap mundesi per t’ia dalë. Une ju kam thene qe nje burre e humb luften kur i pushon zemra. Prandaj une kam besim qe ne do t’ia dalim, e padiskutushme! Neser me koken lart per te bere gati ndeshjen me partizanin!! Une besoj tek Ju! Ju pershendes, Nesti!”, – u shkruajti trajneri Gjoka futbollistëve të tij.

Related posts

Shqiponja nga Xhaka dhe Shaqiri/ Vjen reagimi i shumëpritur nga ylli i Zvicëres

Isa.Autor

BYLIS ZGJOHET NGA GJUMI/ Pas një asisti nga Murataj, Ntepe ndëshkon portierin Hoxha (VIDEO)

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Douglas Costa arrin akordin me klubin e ri, ja ku do e vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Leave a Comment