Futboll Premier League Sport

Portugalia ëndërron Mourinhon, ofertë po u SHKARKUAR nga “djajtë” për “SPECIAL ONE”

Kohë të vështira për Zhoze Murinjon te Mançester Junajtid. Speciali dhe drejtuesit e “djajve” duken në pikën më të ulët të marrëdhënies së tyre. Motivi kryesor i fërkimeve është merkatoja. Trajneri portugez kërkon edhe të paktën një lojtar dhe zërat për problemet e 55-vjeçarit me klubin kanë arritur deri atje sa të përflitet edhe shkarkimi i tij.

E gjithë kjo situatë është duke u monitoruar me kujdes nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila sipas asaj që i referohet “Mirror”, është gati që t’ia ofrojë stolin e përfaqësueses kombëtare pikërisht atij. Dëshira për të drejtuar kombëtaren luzitane, kampione Europe në fuqi lexohet dhe ajo ka qenë gjithnjë në mendimet e Zhozesë. Portugezët janë gati që ta shfrytëzojnë në rast se do ketë një divorc të tij me Junajtid për të zëvendësuar Fernando Santosin pas “dështimit” të tij në Botëror. Pas Rusisë ai ka marrë vetëm një “votëbesim” provizor.

Related posts

Arsenal e dëshiron Nagelsmann si zëvendësues të Wenger (FOTO)

Q.Autor

DYNAMO KYIV-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kalojnë në epërsi, shënon Giroud

Delo.autor

“FUTBOLLI ËSHTË I PAMËSHIRSHËM”/ Torasa pas eliminimit nga Crvena Zvezda: Nuk ka mbaruar aventura europiane për ne

Delo.autor

Leave a Comment