Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Willian: Vetëm Barcelona bëri ofertë për mua, Sarri është si…

Ylli i Chelsea, Willian, ka zbuluar se Barcelona bëri një lëvizje për të këtë verë, por nuk kishte asnjë ofertë nga Manchester United. “Klubi i vetëm që e dija se me të vërtetë bëri një ofertë zyrtare për mua ishte Barcelona”, – tha ai për ESPN.

Braziliani pritet të qëndrojë te Chelsea, edhe pse dukej i destinuar për të lëvizur, më herët, këtë verë. Megjithatë, Willian këmbëngul se tani është i lumtur të qëndrojë në Londër, pas një përçarjeje me ish-trajnerin Antonio Conte: “E kam mendjen të përqendruar vetëm këtu. Kam ndërmend të vazhdoj te Chelsea, nëse klubi nuk dëshiron të më shesë”.

Trajneri i ri, Maurizio Sarri, drejtoi ndeshjen e tij të parë konkurruese si kryepankina e bluve të dielën, kur Chelsea humbi 2-0 ndaj Manchester City, në “Community Shield “. Megjithatë, Willian beson se metodat e Sarrit do të shpaguhen përfundimisht:

“Sarri është një trajner, i cili pëlqen të prodhojë futboll të bukur. Ai ka filozofinë e lojës të ngjashme me atë të Pep Guardiolës. Manchester City ka luajtur nën drejtimin e Guardiolës për dy vite dhe lojtarët tashmë janë përshtatur me stilin e tij. Ata e dinë tashmë se çfarë duhet të bëjnë në fushë.

Ne sapo kemi filluar të punojmë me Sarrin, por në ditët e para kemi parë se ai është një trajner, që i pëlqen ta formësojë ndeshjen nga pjesa e prapme, ai pëlqen të luajë futboll. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne”.

Related posts

ZBULON NGJARJEN TRONDITËSE/ Rrëfehet Faustino Asprijas: Një narkotrafikant më kërkoi leje që të vriste portierin…

Delo.autor

SOT SHORTI I CHAMPIONS-IT/ Rrezikohet Çelsi-Real. Probabilitetet e çifteve të 1/8-ave, këto janë duelet më të mundshme

Delo.autor

SUPERIORE/ Formacioni më i mirë dhe më i dobët, ja futbollistët që spikatën në javën e 19-të…

Delo.autor

Leave a Comment