Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenali dhe Man City garantojnë spektakël dhe emocione në takimin debutues

Premier Leagues, një nga ligat më spektakolare në Europë, ofron këtë të diel një përplasje gjigantësh, e denjë për një finale titulli. Në orën 17:00, në “Emirates” kampionia në fuqi e Anglisë, Manchester City, do të presë Arsenalin, që për herë të parë pas 22-vitesh zbret në fushë në kampionat pa trajnerin francez Arsene Wenger, i zëvendësuar tashmë nga Unai Emery.

Përballë ish-teknikut të PSG, Pep Guardiola, i cili ka ndërtuar te Citizens një grup të frikshëm, që e nisi sezonin me një sukses të merituar në Communty Shield ndaj Chelsea-t. Një ndeshje plot emocione, mes dy formacioneve që dhurojnë një futboll tërheqës.

Pritshmëritë për këtë supersfidë janë të mëdha, sidomos në kampin e “Topçijve”, ku besojnë se do të nisin një epokë të re suksesesh nën drejtimin e Emery. Interesant fakti që Guardiola dhe Emery janë përballur plot 10 herë me njëri–tjetrin kur të dy drejtonin në Primera Division, po në asnjë rast tekniku aktual i Arsenalit nuk ka mundur të dalë fitimtar ndaj kolegut të tij të City-t.

Related posts

Futbollistët takojnë Presidentin e Gjermanisë pas fotos me Erdogan

Sadik.Autor

NGA MAKTHI TURK TEK NOSTALGJIA ITALIANE/ Ujkani këshillon Milanin: Të arrijë akordin me Zhegrovën, cilësi të…

Delo.autor

SHPËRTHEN MODELJA/ RREZIKON BURG për shkelje të privatësisë, NARA: Do të…

Isa.Autor

Leave a Comment