Futboll Seria A Sport

PRETENDOJNË TITULLIN/ Sa zhgënjyes ky INTER, ekipi më i DOBËT i shekullit 21

Vetëm Frank de Boer e kishte nisur kaq keq. Fillimi i kampionatit tek Interi ka qenë shumë ndryshe nga ajo që tifozët prisnin. Shumë rrallë përgjatë historisë së tyre, zikaltrit kanë marrë vetëm 1 pikë në dy takimet e para të kampionatit. I fundit që e kishte bërë këtë gjë, ishte holandezi. Para kësaj, nuk ishte parë në shtëpinë zikaltër një nisje kaq e dobët.

Dy vite më parë, pas humbjes 2-0 me Chievon në “Bentegodi”, De Boer shpëtoi nga turpi vetëm falë Icardi-t, i cili realizoi golin e barazimit ndaj Palermos. Por më pas erdhi fitorja me përmbysje ndaj Juventusit, e cila risolli buzëqeshjen, e kjo zgjati të paktën deri në nëntor, atëherë kur rezultatet e teknikut holandez nuk mund të pranoheshin më. 7 humbje në 14 ndeshje, do t’i detyronin drejtuesit e lartë ta shkarkonin dhe ta zëvendësonin me Piolin.

Para De Boer ishte edhe Gasperini, trajneri aktual i Atalantës. Në sezonin 2011-2012, edhe pse drejtonte një skuadër ku luanin shumë emra të “Tripletës” së famshme, e nisi me humbjen 4-3 në Palermo. Atëherë kampionati nisi me javën e dytë, pasi e para nuk u luajt për shkak të grevës së futbollistëve. Më pas erdhi barazimi në “San Siro” me Romën, e pastaj humbja e rëndë ndaj Novarës me rezultatin 3-1. Gasperini shpëtohet nga fakti se ndeshja e hapëse me Lecce-n, u fitua në dhjetor, por nën drejtimin e Ranieri-t.

Por tifozët e Interit e dinë se në 35 vitet e fundit kanë parë edhe më keq.

Në sezonin 1983-1984, skuadra e drejtuar nga Radice e nisi me dy humbje përballë Sampdorias dhe Lazio-s, ku pësoi 5 gola dhe shënoi vetëm një. Por, emra si si Altobelli, Bergomi, Beppe Baresi, Marini dhe Beccalossi e mbajtën të bashkuar skuadrën përreth trajnerit dhe ai nuk u shkarkua. Interi nisi të fitonte dhe të ngjiste shkallët e klasifikimit, por Juventusi dhe Roma ishin para në garë. Në atë sezon, zikaltrit u renditën të katërtit dhe morën pjesë në Kupën UEFA.

Related posts

Përshëndetet me Milanin, super lojtari niset drejt “San Siros”

Sadik.Autor

Kujdes me brazilianen Fernanda Colombo, te nxjerr jashtë loje! (FOTO)

Sadik.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ “MAGJIA” Toni Kroos, gjermani shënon nga goditja e këndit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment