MMA Sport

E BUJSHME NGA AMERIKA/ Humbja ndaj McGregor lë pasoja te Cerrone, UFC pezullon “kaubojsin”

Humbja ndaj Conor McGregor me “KO teknik” pas 40 sekonash në eventin UFC-246, zhvilluar më 18 janar në Las Vegas, ka lënë pasoja te “kaubojsi” amerikan Donald Cerrone.

Mediat amerikane bëjnë me dije se mjekët kanë urdhëruar që 36-vjeçari të qëndrojë të paktën 6 muaj pushim, pas kontrollit të detyrueshëm mjekësor që u bë pas duelit. Ai ka pësuar disa dëmtime në fytyrë, duke thyer hundën dhe dëmtuar pjesë të tjera të kafkës.

Për pasojë, Cerrone nuk do të duelojë deri më 17 korrik dhe do të evitojë çdo kontakt për të paktën një muaj (18 shkurt).

Cerrone, një nga veteranët e arteve marciale mikse, numëron 36 fitore, 14 humbje e 1 duel pa rezultat. Në eventin UFC-246 ai kishte të garantuara 2 milionë dollarë.

Related posts

SEZONI NIS ME ZJARR PËR KUKËSIN/ Trajneri Duro “mesazh” Gjicit: Kam afruar vetëm Xhikën, ndërsa…

Delo.autor

TRAJNERI I KOSOVËS REAGON ASHPËR/ Ja fjalët e tij në tunel pas golit të pestë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Akuza për dëshmi të rreme në gjyqin ndaj Mamiç, gjykata kroate merr vendimin për Modriç

Isa.Autor

Leave a Comment