Futboll Seria A Sport

Prezantohen NESËR/ MILANI zbulon NUMRAT e kuqezinjve HIGUAIN e CALDARA

Pas CR7, është konsideruar si transaksioni më i bujshëm në këtë merkato vere. Shkëmbimi Caldara Bonucci dhe huazimi i Higuain, praktikisht kanë ndarë veriun e Italisë. Në Milano tifozë entuziastë për blerjet e reja, ndërsa në Torino pritje e ftohtë për rikthimine mbrojtësit. Pasi zbarkuan në Milano, kuqezinjtë njoftuan: “AC Milan komunikon përforcimin me dy futbollistët e marrë nga Juventus FC, Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara. Ky i fundit vjen me titull përfundimtar, si pjesë e këmbimit me Leonardo Bonucci. Ndërsa Higuain afrohet te Milan me formulën e huazimit sezonal deri më 30 qershor 2019, me të drejtë blerje”.

Pas realizimit të të gjitha testeve mjekësore, që parashikohet të zhvillohen paradite në Milanello dhe pas vizitës në orën 12 në Casa Milan, gjatë ditës së premte, të dy futbollistët kuqezi do të prezantohen përpara mediave, për publikun e gjërë në orën 14:00. Ndërkohë, klubi kuqezi, përmes njoftimit për zyrtarizimin e afrimit të dy futbollistëve nga Juventus, ka zbuluar gjithashtu edhe numrat që Higuain e Caldara do të mbajnë në fanellat e tyre gjatë sezonit të ardhshëm që do të luajnë me Milan. Klubi milanist, përmes llogarisë në “Twitter” ka njoftuar se argjentinasi do të mbajë mbi shpinë numrin nënstë, ndërsa ish-lojtari i Atalantës, numrin 33.

Related posts

KUSHTON 40 MILIONË EURO/ Pirlo i shpall luftë Milan për mesfushorin argjentinas…

Delo.autor

Nis sfida në Laç, kurbinasit kundër Skënderbeut për t’u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh

Sadik.Autor

Kamza-Vllaznia/ Mbyllet pjesa e parë, shumë raste shënimi, por mungojnë golat

Q.Autor

Leave a Comment