Futboll Sport

Probleme në Man Utd, ky është plani i tifozëve për ndeshjen ndaj Burnleyt

Te klubi i Manchester Unitedduket se ka lindur një krizë që nuk po i jepet zgjidhje.

Një herë u përfol se konflikti ishte vetëm mes drejtuesve të klubitdhe trajnerit Jose Mourinho. por tashmë mësohet se edhe tifozët kanë pakënaqësi me drejtuesit e klubit.

Madje këta të fundit raportohet se në ndeshjen e ardhshme të Manchester United do të paguajnë një avion me qira për të shpalosur pakënaqësitë e tyre kundrejt drejtuesve të klubit.

Sipas asaj që publikojnë tabloidët britanikë, mbështetësit më fanatikë të Manchester United kanë prenotuar një avion, i cili me rastin e ndeshjes në transfertë me Burnleyn, më 2 shtator, do të fluturojë mbi stadium me një parullë të çuditshme pakënaqësie.

Në të shkruhet “Ed Out – LUGH”, që nënkupton “Të largohet Ed – Dashurojmë United, urrejmë Glazers”.

Një parullë që ngrihet në nivelin e “shpalljes së luftës” kundër drejtuesve amerikanë të klubit britanik, veçanërisht ndaj zv.presidentit ekzekutiv Ed Woodëard, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor i merkatos “amatore”.

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Pogba duket se ka shprehur pakënaqësitë e tij, duke i kërkuar klubit ta nxjerrin në shitje. Një lamtumirë që do të përkeqësonte edhe më shumë raportet mes drejtuesve, trajnerit dhe tifozëve.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ HUNGARISË/ Tronditet Barcelona, ja do të mungojë sulmuesi Dembele…

Delo.autor

“NUK PRANOJ TË MARR LOPATA ME M** NË FYTYRË”/ Konte nuk përmbahet pas mbylljes së sezonit: Duhet të flas me presidentin

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Daja: Jemi të ndërgjegjshëm që nuk jemi brilant në manovër, por…

Delo.autor

Leave a Comment