Futboll Sport

Unitedi pritet t’i ofrojë Mourinhos para për shpenzime gjatë afatit të janarit

Drejtuesit e Manchester Unitedit pritet t’i ofrojnë Jose Mourinhos kushte për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar të janarit.  

Afati kalimtar i verës kaloi pa ndonjë transferim të madh te skuadra nga Old Trafford.

Kjo e frustroi trajneri portugez, Mourinho, i cili disa herë shpreh pakënaqësitë e tij me politikën transferuese të klubit, pasi këta nuk ia plotësuan kërkesat.

 Por, tani pas një nisje jo të mirë të kampionatit, drejtuesit e ekipit janë bindur se nevojiten ende shpenzime për të forcuar skuadrën.

Jose Mourinho (Getty Images)

Sipas mediumit The Sun, drejtuesit e Unitedit do t’i ofrojnë Mourinhos para për të shpenzuar në afatin kalimtar të janar.

Megjithatë, hierarkia e Unitedit do të shpenzojë vetëm në qoftë se ata mendojnë se një lojtar është me të vërtetë vlen.

Pra, drejtuesit e klubit nuk do të lejojnë Mourinhon të ketë gjithë fuqinë transferuese në dorën e tij.

Toby Alderweireld ka të ngjarë të kthehet në radarin e Djajve të Kuq në janar, pasi ata shpresojnë të transferojnë mbrojtësin me një normë zbritjeje me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij.

Related posts

FUTBOLLI ANGLEZ NË ZI/ Vdes në moshën 35-vjeçare legjenda e klubit të Premier League…

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Gjilani “ngec” me Dukagjinin, Feronikeli mposht Llapin në “shtëpi”

Delo.autor

SPEKTAKËL NË EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në Benfica-Arsenal, realizohen 2 gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment